Elon Musk, rekord botëror me 165 miliardë dollarë humbje

Sipas “Guinnes World Records”, që prej nëntorit të vitit 2021 deri në dhjetor 2022, Musk ka humbur rreth 165 miliardë dollarë nga pasuria e tij


Multimiliarderi Elon Musk ka thyer një tjetër rekord botëror, por këtë herë për keq. Faqja zyrtare “Guinnes World Records” ka bërë me dije se Elon Musk ka thyer rekordin si personi që ka humbur më shumë pasuri në histori.

Sipas saj, që prej nëntorit të vitit 2021 deri në dhjetor 2022, Musk ka humbur rreth 165 miliardë dollarë nga pasuria e tij.

Shifrat bazohen në të dhënat nga botuesi Forbes, por Guinness tha se burime të tjera sugjeruan se humbjet e Musk mund të ishin edhe më të larta se kaq.

Kjo vjen pas rënies së vlerës së aksioneve në firmën e makinave elektrike Tesla, pasi ai bleu Twitter vitin e kaluar.

Blerja e Twitter-it për 44 miliardë dollarë ka sjellë shqetësime tek investitorët. Ata mendojnë se Elon Musk nuk po i kushton vëmendje të mjaftueshme kompanisë Tesla.

Humbjet e Musk që nga nëntori 2021 tejkalojnë rekordin e mëparshëm prej 58.6 miliardë dollarësh (47 miliardë paund), të pësuar nga investitori japonez i teknologjisë Masayoshi Son në 2000.

Humbja e vlerësuar bazohet në vlerën e aksioneve të tij, të cilat mund të rifitojnë vlerën e tyre, që do të thotë se pasuria e Musk do të rritet përsëri.

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.