Guvernatori Sejko në forumin “Euromoney” për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore

Guvernatori Gent Sejko diskutoi mbi zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare dhe ndikimet e krizave të viteve të fundit.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ishte i pranishëm në punimet e Forumit për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Guvernatori Gent Sejko diskutoi mbi zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare dhe ndikimet e krizave të viteve të fundit.

Ai u shpreh se Banka e Shqipërisë ka ndjekur një cikël normalizimi të qëndrimit të politikës monetare gjatë vitit 2022, duke e rritur normën bazë të interesit nga minimumi historik prej 0.5% në fillim të vitit, në nivelin 2.75% në fund të tij.

Në vijim, Guvernatori shtoi se ruajtja e stabilitetit financiar kërkon përfshirjen e vazhdueshme dhe aktive të aktorëve të tjerë institucionalë. Ai theksoi nevojën e koordinimit ndërmjet politikave monetare dhe fiskale.

Në tërësi, këto politika duhet të jenë në koordinim me njëra–tjetrën, duke synuar kontrollin dhe kthimin në objektiv të inflacionit, me një kosto sa më të ulët mbi aktivitetin ekonomik.

Në këtë kontekst, konsolidimi fiskal në Shqipëri ka shkuar në linjë me normalizimin e politikës monetare. Megjithatë, brenda hapësirave të saj, politika fiskale ka pasur një rol parësor për zbutjen e ndikimit të goditjes në ekonominë shqiptare.

Gjatë këtij forumi dyditor, Guvernatori Sejko zhvilloi takime me personalitete të njohura ndërkombëtare, me zyrtarë të lartë të bankave qendrore, si dhe me përfaqësues të bankave të ndryshme tregtare.

Lexo më shumë nga

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…