Presidenti Begaj pret Drejtorin e Përgjithshëm të FAO, Qu Dongyn

Presidenti i Republikës, priti Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), Qu Dongyn


Presidenti i Republikës, priti sot Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), zotin Qu Dongyn, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin e Shqipërisë në fushat respektive me këtë organizatë të Kombeve të Bashkuara.

Duke iu referuar marrëdhënieve të gjata, si dhe faktit që këtë vit kremtohet 50-vjetori anëtarësimit të vendit në këtë organizatë, Presidenti Begaj, vlerësoi se në dy dekadat e fundit bashkëpunimi me FAO-n ka hyrë në një fazë tërësisht të re, e lidhur kjo edhe me vetë ristrukturimin e pësuar nga organizata.

Projektet e shumta të mbështetura nga FAO në Shqipëri, që nga ato të menaxhimit të tokës bujqësore e deri tek mbështetja direkte për fermerët shqiptarë, kanë një ndikim të madh për një zhvillim të qendrueshëm të bujqësisë dhe të sigurisë ushqimore, por edhe për afrimin e standardeve të vendit me ato të Politikave të Përbashkëta Bujqësore (CAP) të Bashkimit Evropian, ku vendi synon të integrohet – u shpreh Presidenti Begaj.

Duke u ndalur tek siguria ushqimore, Presidenti Begaj, vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin dhe rolin që FAO po luan veçanërisht pas krizës së krijuar në nivel global nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.

Lexo më shumë nga

Spiropali pret ambasadorin Bucci: Rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Itali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci, me rastin e përfundimit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret ambasadorin Bucci: Rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Itali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci, me rastin e përfundimit…