DIA: Mafia shqiptare, strukturë si Ndrangheta

Mafia e Tiranës ka lëvizur sasi të mëdha kokaine dhe heroine përmes bashkëpunimit nga vendlindja, në Amerikë dhe në vende të tjera të Europës, veçanërisht në Holandë 


Prostítucíoní, pastrimi i parave, vjedhjet dhe trafiku i drogés, për mafian shqiptare, vështirësitë për shkak të hetimeve antimafia të viteve ’90 duket se janë vetëm një kujtim i largët. Falë një strukture të ngjashme me Ndranghetën, e përbërë nga pak “të penduar” dhe me degëzime të shumta në po aq territore, mafia shqiptare ka arritur të diversifikojë investimet e saj në Shtetet e Bashkuara, në Evropë dhe në Itali, ku falë konsolidimit të marrëdhënieve me organizatat kryesore krímínale, duket se ka arritur të ngjitet në majë.

Vincenzo Musacchio, kriminolog, jurist dhe bashkëpunëtor i RIACS (Instituti Rutgers për Studimet Anti-Korrupsion), e përkufizoi këtë një histori “të pandalshme”. Sipas gazetës “La Verita” kjo detyroi prokurorin kombëtar antimafia, Giovanni Melillo, të shkonte në Tiranë për të vendosur marrëdhënie për luftimin e krimit të organizuar së bashku me Prokurorinë Speciale Shqiptare.

“Mafia e Tiranës ka lëvizur sasi të mëdha kokaine dhe heroine përmes bashkëpunimit nga vendlindja, në Amerikë dhe në vende të tjera të Europës, veçanërisht në Holandë – shpjegoi DIA (Drejtoria e Hetimit Antimafia). Ajo ka arritur të kualifikohet si veçanërisht e besueshme edhe falë çmimeve konkurruese në trafikun e drogës të cilat kanë favorizuar marrëdhëniet e saj me organizatat kriminale italiane”.

Mjafton të shohësh lidhjet e saj me “Ndranghetën” përmes një bashkëpunimi të frytshëm me klanin kalabrez të Bellocco di Rosarno për të kontrolluar tregun e drogës në provincën e Milanos. Më tej, në Lombardi, në Varese, në shtëpinë e dy trafikantëve shqiptarë të drogës u sekuestruan 100 mijë euro të ardhura kriminale, ndërsa në Liguria, sqaroi drejtori i Dia-s, Maurizio Vallone, mafia shqiptare ka kontraktuar pikërisht “Ndranghetën” për këtë trafik. Në Modena dhe Reggio Emilia, mafia shqiptare arriti të importonte lumenj droge nga Holanda nëpërmjet korrierëve që e fshihnin drogën në makinat e tyre. Edhe në Venecia arritën të menaxhonin trafikun e drogës në qendrën historike të qytetit. Këto janë elemente që të marra së bashku, demonstrojnë përhapjen e mafies shqiptare, e cila, duke filluar nga Pulia në vitet 1990, arriti të zgjerohej me sukses në pjesën tjetër të vendit.

Alarmi që ra në vesh të shurdhër

“Mafia italiane dhe ajo shqiptare i bashkojnë realitete kriminale të lidhura me Camorra, ‘Ndranghetën dhe Cosa Nostra. Zona e Molise, më shumë se rajonet e tjera – shpjegon DIA – përfaqëson pikën e takimit mes interesave të ndryshme ekonomike tërheqëse për konsorciumet kriminale. Rrjedhimisht ka pasur infiltrime të shumta në të gjithë sektorët e ekspozuar ndaj rrezikut të pastrimit të parave me origjinë të paligjshme, si rishitja e makinave të përdorura, administrimi i klubeve të natës dhe lojërave të fatit apo ato që lidhen me sektorin e ndërtimit, blerjen e aktiviteteve tregtare, prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, gazit dhe ujit, menaxhimin e mbetjeve si dhe sektorë të lidhur me ekonominë e gjelbër”.

Një laborator kriminal i cili, përveç pastrimit të parave dhe trafikut të drogës, është bërë edhe protagonist i padiskutueshëm i krimeve të lidhura me prostitucionin janë vjedhjet ndaj transportuesve të blinduar dhe qendrave tregtare.

“Prej të paktën 3 vjetësh kam thënë se në Evropë ka një mafie që po shfaqet, ajo shqiptare – përsërit Nicola Gratteri. “Shqipëria është një vend i prirur për ryshfet ndaj zyrtarëve publikë. Nëse më pas ata largohen nga Shqipëria dhe tashmë kanë fuqi ekonomike, mund të forcohen edhe si mafia ndërkombëtare”.

Pastrimi i parave për Ndranghetën

“Në agim do të humbas”, ky është titulli i filmit të vlerësuar edhe nga “Los Angeles Film Festival” si filmi më i mirë italian i vitit 2021. Filmi është një prodhim i “Henea Production”, të Daniele Muscariello. Por sipas prokurorëve antimafia dyshohet se Muscariello ishte përfshirë në marrëdhënie me disa trafikantë shqiptarë të drogës si Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj.

Në një lidhje intemie me Fabiola Cimminella, ish-pjesëmarrëse e reality show “Temptation Island” të Canale 5, Muscariello përfundoi marsin e kaluar në arrest shtëpiak i akuzuar për pastrim parash dhe lidhje me familjet mafioze D’Amico-Mazzarella të “Camorra”, të udhëhequra nga bosi Salvatore D’Amico.

Sipas aktakuzës, falë Daniele Muscariello, paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale të klanit napolitan u pastruan falë aktiviteteve të lidhura me kompaninë e prodhimit të filmave si dhe kompanisë së verës “Femar Vini” me qendër në Monte Porzio Catone. I përfshirë duket se është edhe një “onorevole” ende i paidentifikuar.

“Ne kemi bashkë një marrëdhënie të rëndësishme. Ata më kanë arrestuar 4 herë, por më pas unë shkoj në shtëpi” – thoshte Muscariello në një bisedë telefonike të përgjuar nga hetuesit. Sipas prokurorëve, bashkë me shqiptarët, Muscariello po planifikonte edhe një rrëmbim për qëllime zhvatjeje.
Gazeta “La Verità” raporton se plani u zbulua nga një përgjim ambiental në shtëpinë e Elvis Demçes, në atë kohë në arrest shtëpie. Gjatë bisedës së përgjuar, Demçe, duke folur për “biznes” me Muscariello dhe showgirl Fabiola Cimminella, shprehet: “Lërini mënjanë financimet. Marrim një magazinë për t’i mbyllur. Ata po vijnë për të bërë një kontratë pune. Ne, për t’i trembur dhe jo për t’i vrarë, e godasim njërin në këmbë. E lëmë tjetrin të shkojë” – thotë Demçe.

Sipas hetuesve, Muscariello përfaqësonte “një pikë të qëndrueshme për aktivitetet e pastrimit të parave” të kryera nga mafia shqiptare. Kjo referencë me kalimin e kohës ishte kthyer në një mjet të aftë për të konsoliduar më tej veprimtarinë e mafies shqiptare në Itali. ©Marrë nga antimafiaduemila.it, përshtati në shqip LAPSI.al

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…