Presidenti Begaj dekoron Ambasadorin William G. Walker

Presidenti i Republikës dekoroi me medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit” Ambasadorin William G. Walker


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekoroi sot me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit” Ambasadorin William G. Walker, me motivacionin: “Me mirënjohje dhe vlerësim të lartë për kontributin e jashtëzakonshëm për paqen, demokracinë dhe lirinë e popullit të Kosovës si dhe për denoncimin e genocidit serb në Reçak.”

Në fjalën e Tij, Presidenti Begaj duke vlerësuar Ambasadorin Walker, tha ndër të tjera se ai është një mik i shqiptarëve dhe njeriu që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës, rajonit tonë dhe të vetë NATO-s.

Presidenti Begaj vlerësoi se Ambasadori William Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i cili me punën dhe kontributin e tij krijoi një lidhje të pazgjidhshme me kombin shqiptar dhe me të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kreu i Shtetit në fjalën e tij nënvizoi më tej se: “Kanë kaluar njëzet e katër vjet,që nga dita kur ambasadori Walker, shef i Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, u bë dëshmitar i një prej masakrave më të rënda të kryera në Reçak, më 15 janar të vitit 1999.”

Dyzet e pesë qytetarë të pafajshëm të Reçakut u masakruan mizorisht nga trupat ushtarake dhe paraushtarake të regjimit të Millosheviçit. Ambasadori Walker, i pari, ekspozoi në mbarë botën këtë akt mizor dhe e cilësoi masakrën para mediave si “një krim kundër njerëzimit”.

Sot, theksoi Presidenti: “Populli i Kosovës prosperon në rrugën e demokracisë dhe lirisë por hijet e atyre kohërave të trishta vërtiten akoma në rajonin tonë, në epokën e një lufte tjetër të re e të përgjakshme në Evropë. Pikërisht për të mos harruar krimet, për të ruajtur paqen dhe për të lënë një botë në paqe për fëmijët tanë, vlerësojmë personalitete si Ambasadori Walker, të cilët më punën dhe përkushtimin e tyre janë bërë shembull që duhen ndjekur dhe kanë hyrë në histori si ruajtës dhe mbrojtës të paqes, jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës, të rajonit e të kombit tonë.”

Në ceremoni ishin të pranishëm dhe deputetë, personalitete të gazetarisë me kontribute në mbrojtje të çështjes së Kosovës.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.