Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi mbahen në mars

Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviç, ka shpallur zgjedhjet presidenciale malazeze më 19 mars


Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviç, ka shpallur zgjedhjet presidenciale malazeze më 19 mars.

“Kryetari i Kuvendit është i autorizuar dhe i obliguar që t’i shpallë zgjedhjet për president të Malit të Zi jo më vonë se 120 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit të Malit të Zi”, tha Gjuroviç.

Mandati aktual i presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, nisi më 20 maj 2018.

Në mënyrë që një kandidat të fitojë në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ai duhet të marr mbi 50 për qind të votave.

Rundi i dytë i zgjedhjeve mbahet pas dy javësh, nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i fiton më tepër se gjysmën e votave.

Herën e fundit, zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi u mbajtën më 15 prill 2018.

Para Milo Gjukanoviqit, president i Malit të Zi për tri mandate ishte Filip Vujanoviç, nga viti 2003 deri në vitin 2018.

Para Vujanoviqit, nga 1997 deri në nëntor të vitit 2002 president ishte Gjukanoviçi./REL

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.