Presidenti Begaj vendos kurorë në Memorialin “Skënderbe”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vendosi një kurorë në përkujtim të 555-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vendosi sot një kurorë në Memorialin “Skënderbe” në qytetin e Lezhës, në përkujtim të 555-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Në një aktivitet përkujtimor organizuar nga Bashkia Lezhë, Presidenti i Republikës në fjalën e tij tha se “historia e kombit shqiptar është ajo e arritjeve, qendresës, dhe e ringritjes përpos gjeopolitikës, përpos paragjykimeve, përpos dasive të kërkuara me insistim nga shtete shumë më të fuqishme. Jeta e Gjergj Kastriotit na kujton origjinalitetin e forcën e një populli autokton, pa orekse për territore që nuk i përkasin, por i palëkundshëm nga trojet e veta.”

Në fund të fjalës së tij, Kreu i Shtetit bëri thirrje që “qofshim ne shqiptarët kudo të jemi, çdo ditë, e veçanërisht në ditë si kjo kur përkujtojmë heroin evropian dhe rolin tonë si popull në historinë botërore, të ndërgjegjshëm për cilësitë tona. Të dimë t’i mbrojmë këto cilësi me zgjuarsi, dije e bashkëpunim siç dhe bëri Gjergj Kastrioti.”

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…