Shipio Çikala, pirati shqiptar që u bë admiral në Perandorinë Osmane

U lind në vitin 1545 nga vikonti gjenovez Vincenzo Çikala dhe një skllave myslimane shqiptare


Shipio Çikala është një personazh jo i vogël në historinë e gjatë dhe të mbushur me njerëz të piraterisë. Ai ka një histori interesante.

I lindur në vitin 1545 nga vikonti gjenovez Vincenzo Çikala dhe një skllave myslimane shqiptare, në vitin 1564, në moshën 19 vjeçare ndërsa lundronte me të atin, ai u kap nga Dragut, një pirat i famshëm osman.

Vincenzo, babai, u lirua me pagesën e një shpërblimi, ndërsa djali i tij Shipion, pasi kishte ngjallur simpatinë e sulltanit, u mbajt në oborrin e sulltanit, ku u rrit dhe u konvertua në fenë e nënës së tij, duke harruar gjithnjë e më shumë origjinën nga babai.

Ambicioz dhe i vendosur, Shipio u ngjit me shpejtësi në hierarkinë turke: Beilerbe i Vanit dhe i Damaskut, aga (shefi) i jeniçerëve në 1578 dhe më vonë vezir i Erevanit (Armeni) kaloi në flotën otomane duke marrë gradën admiral, me emrin Çagaloglu Jusuf Sinan Kapudan Pasha (Sinani është emri turk i Gjenovës, Kapudan Pasha do të thotë admiral).

Çagaloglu shërbeu nën mbretërimin e Muhamedit III, Sulejmanit të Madhërishëm dhe Selimit II, duke kryer bastisje të shumta në Kalabri dhe Siçili.

Dhe pikërisht në Reggio Calabria filloi perëndimi i tij: duke përfituar nga betejat e brendshme në qytet, ai zbarkoi në brigjet e tij, por u mposht rëndë në qytetin e vogël të Sant’Agata del Bianco: ishte viti 1604. Mesa duket nuk e dinte që në atë zonë kishin shkuar të banonin bashkëkombasit e nënës së tij që ishin mjeshtra të luftës në male. Një vit më pas ai humbi jetën gjatë një fushate katastrofike kundër Persisë.

Lagjia e Stambollit ku ndodhet pallati i tij u emërua me emrin e tij – Çagaloglu. Historia e tij tregohet në romanin e Pietrangelo Buttafuoco: “Ujku dhe hëna”./dritare.net

Lexo më shumë nga

Rama: Në turizëm dhe ndërtim rrogat tek ne sa në Greqi

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se 57 % e rrogave në Shqipëri nuk kanë asnjë taksë, ndërsa 36%…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Në turizëm dhe ndërtim rrogat tek ne sa në Greqi

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se 57 % e rrogave në Shqipëri nuk kanë asnjë taksë, ndërsa 36%…