Skandali i korrupsionit në Bruksel, ish-deputeti italian bëhet bashkëpunëtor në hetime

Prokurori federal i Belgjikës tha se ish-anëtari italian i Parlamentit Evropian, Pier Antonio Panzeri, pranoi të bashkëpunojë me autoritetet belge


BRUKSEL – Prokurori federal i Belgjikës tha të martën se ish-anëtari italian i Parlamentit Evropian, Pier Antonio Panzeri, pranoi të bashkëpunojë me autoritetet belge për hetimet e skandalit të korrupsionit në këmbim të një dënimi më të ulët.

Prokurori njoftoi nëpërmjet një deklarate se zoti Panzeri nënshkroi një “marrëveshje pendese”, ku angazhohet të bëjë “deklarime substanciale, rrëfyese, të vërteta dhe të plota” për palët e përfshira në skandalin e marrjes së parave të thata në këmbim të influencës, si dhe për veprat penale që ata kanë kryer.

Në veçanti, ai do t’i informojë hetuesit se si zhvilloheshin operacionet, si arriheshin marrëveshjet financiare me vendet e treta, për strukturat financiare që ishin ngritur, përfshirë aksionerët dhe përfituesit, për përfshirjen e personave të njohur dhe të panjohur në kuadrin e hetimeve, duke ofruar ndër të tjera edhe identitetin e individëve që ai pranon të ketë korruptuar.

Dënimi që do të kërkohet për të, do të përmbajë dënim me burg, gjobë dhe konfiskim të të gjitha pasurive të përfituara, të cilat vlerësohen në rreth 1 milion Euro.

Ish-eurodeputeti italian Pier Antonio Panzeri duke folur gjatë një seance plenare të Parlamentit Evropian në vitin 2019

Prokurorët thanë se kjo është hera e dytë në historinë e gjyqësorit belg që një proces i tillë arrin në nënshkrimin e një marrëveshjeje.

Të hënën, Parlamenti Evropian filloi një procedurë një-mujore për t’u hequr imunitetin nga hetimet dy ligjvënësve.

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola informoi gjatë një seance plenare në Strasburg se Belgjika ka kërkuar heqjen e imunitetit për euro-deputetin italian Andrea Cozzolino dhe atë belg Marc Tarabella, që u përkasin grupimeve të majta socialiste dhe demokrate.

Zoti Panzeri dhe euro-deputetja greke Eva Kaili, së bashku me dy persona të tjerë janë tashmë të arrestuar nga autoritetet belge dhe përballen me akuza për korrupsion dhe pastrim parash për sa i përket pagesave që mendohet se kanë marrë nga Katari dhe Maroku. /VOA

Lexo më shumë nga

Spiropali pret Presidentin e Landit të Vjenës: Marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Presidentin e Landit të Vjenës, Ernst Woller

Global 360

Argjentina tërhiqet nga OBSH, duke ndjekur hapat e SHBA-së

Argjentina do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha sot zyra e presidentit Javier Milei

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Presidentin e Landit të Vjenës: Marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Presidentin e Landit të Vjenës, Ernst Woller