Rama: Pas sulmit kibernetik ishte Irani!

Kryeministri në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit 2023: Kiberkriminelët mund të jenë në shtëpinë tënde dhe ti nuk e di që i ke aty.


Kryeministri Edi Rama ka folur për hakërimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë dhe publikimin e tyre online në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit 2023.

Rama theksoi se pas këtij sulmi qëndron Irani dhe këtë e kanë të faktuar. Ai u shpreh se ana e frikshme e pranisë së krimit kibernetik është se “kiberkriminelët mund të jenë në shtëpinë tënde dhe ti nuk e di që i ke aty”.

Ai shtoi “janë depërtime dhe është njësoj si të marrësh e të vendosësh mina me sahat dhe të përcaktosh ditën, kohën kur të shpërthesh minën dhe deri atëherë, ti nuk e di që je duke fjetur mbi një minë.”

“Përmes një analize shumë tërësore që ne e bëmë përmes ekipit kundër kërcënimeve të Microsoft dhe ekipit të FBI arritën në përfundimin se ishte absolutisht e qartë se pas këtij sulmi ishte një shtet dhe konkretisht Irani. Ky është një sulm që i atribuuam Iranit bazuar në fakte.

Ana tjetër e pranisë të frikshme të krimit kibernetik në jetët tona është se nuk është njësoj si dikush që të hyn në shtëpi, të shpërthen derën apo të thyen dritaren dhe hyn. Kiberkriminelët mund të jenë në shtëpinë tënde dhe ti nuk e di që i ke aty.

Pra, janë depërtime dhe është njësoj si të marrësh e të vendosësh mina me sahat dhe të përcaktosh ditën, kohën kur të shpërthesh minën dhe deri atëherë, ti nuk e di që je duke fjetur mbi një minë”, tha Rama.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.