Xhaçka: Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e ukrainas!

Ministrja e Jashtme shprehu ngushëllime për humbjet tragjike nga aksidentin me helikopter, në Ukrainë


Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllime për humbjet tragjike nga aksidentin me helikopter, që i mori jetën ministrit të Brendshëm të Ukrainës, dy zyrtarëve të tjerë të qeverisë ukrainase dhe 16 personave te tjerë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka thotë se zemrat dhe lutjet janë me popullin ukrainas

“Ne shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për qeverinë dhe popullin për humbjet tragjike të jetëve të ministrit Monastyrsky dhe zyrtarëve dhe civilëve të tjerë, duke përfshirë fëmijë në një rrëzim helikopteri pranë Kievit. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e ukrainas”, shkruan ministrja.

Mësohet se helikopteri ku udhetonin zyrtaret e qeverise ukrainase është përplasur mbi një kopsht fëmijësh dhe më pas në një godinë banimi, dhe ka shpërthyer në flakë.

Këshilltar i Ministrit të Brendshëm, Anton Gerashchenko shkroi në mediat sociale se “Monastyrsky, zëvendësministri Yevheniy Yenin dhe sekretari i shtetit Yuriy Lubkovychis vdiqën në aksident”.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!