“KatarGate”, avokatët: Eurodeputetja greke po qëndron në kushte mesjetare në qeli

Skandali i korrupsionit “KatarGate” në BE me vendin e Lindjes së Mesme.


Gjyqtarët vendosën të zgjasin paraburgimin në burgjet e Harenit për eurodeputeten greke, Eva Kaili, e cila akuzohet për skandalin e korrupsionit “KatarGate” me vendin e Lindjes së Mesme.

Ajo do të mund të kërkojë sërish lirimin pas një muaji, nëse apelon vendimin.

Përmes një njoftimi, drejtësia belge bëri të ditur se nëse ajo e ankimon këtë vendim brenda 24 orëve, atëherë brenda 15 ditëve do të paraqitet para seksionit të aktakuzës në Gjykatën e Apelit të Brukselit.

Kujtojmë se më herët, avokatët e Kailit kanë bërë ankesa për “torturat dhe kushtet mesjetare të paraburgimit”, duke folur pas përfundimit të seancës.

Në njoftimin e drejtësisë belge thuhet si më poshtë:

Në kuadër të një hetimi të gjerë të Prokurorisë Federale për organizimin e dyshuar kriminal, korrupsionin dhe pastrimin e parave, Eva Kaili doli pasditen e sotme para dhomave të procedurës paraprake të Gjykatës së Shkallës së Parë të Brukselit

Paraprakisht në urdhrin e tij paraditen e sotme, KE-ja ia ka konfirmuar paraburgimin dhe nëse ajo e ankimon këtë vendim brenda 24 orëve, brenda 15 ditëve do të paraqitet para seksionit të aktakuzës në Gjykatën e Apelit të Brukselit.

Për momentin, në interes të hetimeve nuk do të jepet më shumë informacion. Për zhvillimet e fundit për këtë ngjarje, shtypi do të informohet përmes komunikatave për media.

Lexo më shumë nga

Spiropali pret Presidentin e Landit të Vjenës: Marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Presidentin e Landit të Vjenës, Ernst Woller

Global 360

Argjentina tërhiqet nga OBSH, duke ndjekur hapat e SHBA-së

Argjentina do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha sot zyra e presidentit Javier Milei

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Presidentin e Landit të Vjenës: Marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Presidentin e Landit të Vjenës, Ernst Woller