Kreu i Wagner: Forcat ruse mund të mësojnë nga ushtria e Ukrainës

Kreu i forcave mercenare ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se grupi i tij mund të “marrë mësim” nga ushtria ukrainase


Kreu i forcave mercenare ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha të enjten se grupi i tij mund të “marrë mësim” nga ushtria ukrainase, përderisa beteja po vazhdon për qytetin e rëndësishëm në lindje të Ukrainës, Bahmut.

“Ushtria ukrainase po punon me qartësi dhe harmoni. Mund të mësojmë shumë nga ta”, tha Prigozhin në një deklaratë të publikuar nga shërbimi i tij për media.

Por, ai insistoi se “vendbanimi i Artemovskit do të rimerret”, në një deklaratë ku përdori emrin rus të qytetit Bahmut.

Për disa muaj, forcat e armatosura të Rusisë dhe luftëtarët mercenarë të Wagnerit kanë tentuar ta marrin këtë qytet në rajonin lindor të Donjeckut në Ukrainë.

Moska ka synim ta ketë nën kontrollin të gjithë rajonin e Donjeckut.

Javën e kaluar, Prigozhin dhe ushtria ruse bënë deklarata të kundërta për marrjen e Soledarit, një qytezë ku ndodhet një minierë kripe dhe që gjendet afër Bahmutit. Kjo kishte nxitur dyshime për një përcarje, gjë që më vonë u mohua nga Kremlini.

Ministria ruse e Mbrojtjes e kishte deklaruar “çlirimin” e Soledarit të premten. Kjo ishte ndjekur nga një deklaratë ku lavdëroheshin forcat “guximtare” të Wagnerit, në një mirënjohje të pazakontë për kontributin e dhënë nga grupi privat luftarak.

Të enjten, Prigozhin tha se njësitë e tij kishin avancuar më afër Bahmutit, duke marrë nën kontroll fshatin Klishchiivka.

“Mund të themi me siguri se vendbanimi Klishchiivka, që është njëra ndër rrethinat më të rëndësishme të Bahmutit, është marrë plotësisht nën kontroll nga njësitë PMC të Wagnerit”, tha Prigozhin.

Agjencia e lajmeve AFP nuk ka arritur t’i verifikojë këto pretendime.

Grupi mercenar, i themeluar në vitin 2014 – që ka qenë i përfshirë në konflikte në Afrikë, Amerikë Latine dhe Lindje të Mesme – u bë i njohur pasi presidenti Vladimir Putin i dërgoi trupat ruse në Ukrainë më 24 shkurt 2022.

Prigozhin e ka kritikuar ushtrinë e rregullt të Rusisë në Ukrainë pas një mori zmbrapsjesh gjatë muajve të fundit dhe ka sugjeruar se grupit të tij ushtarak nuk i është dhënë merita adekuate. /REL

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Hapet thirrja për investime në Programin Kombëtar të Strehimit Social

Bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 janar 2025.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Hapet thirrja për investime në Programin Kombëtar të Strehimit Social

Bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 janar 2025.