Zyrtari i DASH: Përpjekjet e Serbisë për tërheqjen e njohjeve Kosovës, humbje kohe dhe energjie

Këshilltari i lartë Derek Chollet tha se përpjekjet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare janë humbje kohe dhe energjie.


Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se përpjekjet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare janë humbje kohe dhe energjie.

Ai tha se “për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është me rëndësi që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, mendojmë se kjo është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por ka një dallim të madh në mes të Republikës Srpska dhe Asociacionit të ardhshëm”.

“Duhet të jem i qartë, nuk është një organ që do t’i ngjante Republikës Srpska”, tha Chollet në një intervistë për N1.

Chollet nuk ka dashur të flasë për specifikat lidhur me juridiksionin e mundshëm të Asociacionit, duke thënë se këto detaje duhet të “lustrohen” përmes dialogut.

I pyetur për spekulimet e mediave rreth të ashtuquajturit propozim franko-gjerman, për të cilin presidenti Aleksandar Vuçiç thotë se përfshin një formë të njohjes së pavarësisë së Kosovës, diplomati amerikan gjithashtu tha se nuk dëshiron të flasë për specifika, transmeton Telegrafi.

“SHBA mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe qëllimi (i saj) është normalizimi në drejtim të njohjes reciproke”, tha diplomati.

Ai thotë se propozimi evropian është baza e negociatave dhe se është fleksibil.

Duke folur për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Kombet e Bashkuara, i pyetur se si të arrihet kjo për shkak të kundërshtimeve të Rusisë dhe Kinës, ai tha se do të jetë e vështirë, por SHBA-të do të vazhdojnë të avokojnë për të.

“Përpjekjet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare janë humbje kohe dhe energjie”, theksoi ai.

Scholet tha se SHBA është e shqetësuar për ndikimin e Rusisë në Ballkan.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…