Feniksi që ringjalli lirinë e Kosovës përmes paqes

Autoriteti moral i Ibrahim Rugovës në politikën e Kosovës në periudhën e 1999-2006 buronte nga udhëheqja e suksesshme


Nga Dr. Dorian Koçi

Qëndrimet e brendshme dhe të jashtme të Kosovës në prag të shembjes së komunizmit dhe deri në vitet e para të shekullit XXI i përcaktoi në masë të konsiderueshme vizioni historik i Ibrahim Rugovës.

Autoriteti moral i Rugovës në politikën e Kosovës në periudhën e 1999-2006 buronte nga udhëheqja e suksesshme që ai i kishte bërë betejës politike paqësore dhe ndërtimit të shtetit paralel gjatë shkatërrimit të autonomisë së Kosovës dhe shtypjes brutale të Drejtave dhe Lirive të Njeriut gjatë periudhës 1989-1999, për të arritur ringjalljen e Kosovës së pavarur.

Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i Kushtetutës së saj (7 shtator 1990), Referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992, ishin kredencialet e para të demokracisë liberale të shtetit të Kosovës.

Më vonë, si kreu i shtetit gjatë viteve të para të pasluftës 2000-2006, me anë të tentativave intelektuale dhe paqësore ai u përpoq të përvijonte për shtetin e rithemeluar kufijtë e Kosovës dhe respektimin e minoriteteve, pra, si rrjedhim duke ndihmuar diplomacinë botërore të formulonte Pakon Ahtisari që i dha pavarësinë e plotë Kosovës.

Ky program parashikonte strukturë kushtetuese që respektonte multikulturalitetin dhe kombësitë e tjera në Kosovë dhe në të njëjtën kohë ndërtimin e një Republike të Kosovës, të pavarur dhe jo domosdoshmërisht të bashkuar me Shqipërinë. Rugova ishte një sovranist i lindur, i cili respektonte identitetin si shumëllojshmëri identitetesh duke mos lejuar asnjë indentitet të mbivendosej mbi të tjerët.

Studiuesi Dr. Dorian Koçi, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë

 

Në të njëjtën kohë një nga parimet kryesore të politikës së jashtme të tij në këtë kohë ishte dhe mos përzierja në grindjet e partive politike në Shqipëri , Maqedoni dhe Mal të Zi, por mbështetje e plotë për kauzën kombëtare shqiptare.

Gjithsesi, edhe në këtë drejtim Rugova e modernizoi patriotizmin shqiptar , duke e kthyer nga një patriotizëm folklorik i shekullit të XIX në një patriotizëm evropian të shekullit të XXI.Në thelb të këtij patriotizmi kushtetues evropian sipas filozofit social Habermas qëndrojnë respektimi i të drejtave dhe liritë e njeriut dhe ndërtimi i një demokracie funksionale.

Politika e tij pacifiste nuk u kuptua nga shumica e shqiptarëve por në fakt ajo rezultoi të ishte një sfida morale përballë së cilës, nacionalizmi agresiv serb u zhvlerësua në arenën ndërkombëtare.

Misioni i tij politik i përngjau misionit të fundit politik të Pjetër Bogdanit, (që Rugova rizbuloi kulturualisht për shqiptarët në fund të viteve 80′ të shekullit të kaluar), çlirimi i Kosovës nëpërmjet në aleance të ngushtë me Perëndimin.

Për Rugovën orientimi perëndimor i Kosovës ishte dhe mbeti e vetmja barkë shpëtimi për lirinë e kombit të vet.


* Marrë nga postimi në Facebook i autorit Dr. Dorian Koçi

Lexo më shumë nga

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”