Lindita Nikolla: 103 vjet më parë, Kongresi i Lushnjës themeloi parlamentarizmin shqiptar

Kryetarja e Kuvendit: Parlamentarizmi dhe shtetformimi janë vepër e brezave të patriotëve dhe shtetarëve prej më shumë se një shekulli.


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, përmes një reagimi në rrjetet sociale, e konsideroi Kongresin e Lushnjës, i cili filloi punimet 103 vjet më parë, më 21 janar 1920, si një kongres që themeloi parlamentarizmin shqiptar.

Postimi i Kryeparlamentares Nikolla

103 vjet më parë, më 21 janar 1920, filloi punimet Kongresi i Lushnjës, i cili themeloi parlamentarizmin shqiptar.

Dy janë ngjarjet madhore në historinë e kombeve: pavarësia dhe shtetformimi.

Pavarësia e Shqipërisë është kurorëzimi i luftrave, përpjekjeve dhe diplomacisë së patriotëve shqiptarë.

Konsolidimi i shtetit është një proces i gjatë, i cili vetëm nisi me Kongresin e Lushnjës.

Shqipëria e pavarur e ka një At Themelues: Ismail Qemalin. Ndërkohë, parlamentarizmi e shtetformimi janë vepër e brezave të patriotëve e shtetarëve prej më shumë se një shekulli.

Mirënjohja për parlamentarët e parë të zgjedhur prej Kongresit të Lushnjës dhe parlamentarët ndër vite që kanë kontribuar në fuqizimin e shtetit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të na inspirojë për të qenë të bashkuar përballë sfidave kombëtare.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…