Mijëra vetë marrin pjesë në protestën kundër qeverisë spanjolle

Protestuesit u mblodhën duke i bërë thirrje Kryeministrit Pedro Sanchez të japë dorëheqjen.


Mijëra vetë u mblodhën të shtunën në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë socialiste duke e akuzuar atë për shkelje të kushtetutës. Protesta u mbështet nga partitë e djathta.

Protestuesit u mblodhën në sheshin Plaza de Cibeles përpara godinës së bashkisë, duke valëvitur flamuj spanjollë dhe duke i bërë thirrje Kryeministrit Pedro Sanchez të japë dorëheqjen.

Mbi 100 grupe të ndryshme – përfshirë Partia Popullore e opozitës konservatore, ajo e qendrës së djathtë Ciudadanos dhe ajo e së djathtës së largët Vox – e organizuan tubimin nën slloganin “Për Spanjën, për demokracinë dhe kushtetutën”.

Folësit e sulmuan qeverinë për një seri politikash dhe vendimesh, që nga lirimi i aktivistëve për pavarësinë e Katalonjës dhe deri tek marrëveshjet me partitë rajonale separatiste. Sipas vlerësimit të qeverisë lokale, në tubim morën pjesë rreth 30 mijë vetë.

Udhëheqësi i partisë Vox, Santiago Abascal, i vetmi drejtues partie që mori pjesë, i tha turmës se qeveria “kishte shkelur kushtetutën duke i mbyllur brenda spanjollët”, një referencë kjo ndaj masave izoluese për COVID-in.

Rreth 200 kilometra më larg në qytetin veriperëndimor Valladolid, Kryeministri Sanchez tha gjatë një tubimi socialist se protestuesit në Madrid kishin dalë në mbrojtje të një Spanje “uniforme” dhe rrjedhimisht “diskriminuese”.

Në qershor 2021, qeveria e Kryeministrit Sanchez fali “në frymën e dialogut” nëntë udhëheqësit e burgosur të përpjekjes së dështuar për pavarësinë e Katalonjës në vitin 2017. Vendimi i saj më i fundit për ta ndryshuar klasifikimin nga vepra penale e rebelimit në një shkelje më të lehtë, u kundërshtua nga e djathta. /VOA

Rama: Ndjesë për shprehjen “autizëm politik”, dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka kërkuar ndjesë në lidhje përdorimin shprehjen “autizëm politik” gjatë një fjalimi…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Ndjesë për shprehjen “autizëm politik”, dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka kërkuar ndjesë në lidhje përdorimin shprehjen “autizëm politik” gjatë një fjalimi…