Protesta në Stokholm, digjet Kurani. Turqia reagon ashpër

Protestat e mbajtura të shtunën në Stokholm kundër kërkesës së Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, përfshinë dhe djegien e një kopje të Kuranit


Protestat e mbajtura të shtunën në Stokholm kundër kërkesës së Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, që përfshinë dhe djegien e një kopje të Kuranit, rritën ndjeshëm tensionet me Turqinë, në një kohë kur vendi nordik, ka nevojë për mbështetjen e Ankarasë për të siguruar anëtarësimin në aleancën ushtarake.

Ne dënojmë tejet ashpër sulmin e ndyrë ndaj librit tonë të shenjtë. Lejimi i këtij akti anti-islam, i cili vë në qendër muslimanët dhe fyen vlerat tona të shenjta, nën maskën e lirisë së shprehjes është krejtësisht i papranueshëm“, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Jashtme turke.

Deklarata e saj u lëshua pasi një politikan me qëndrime anti-emigrantëve, i cili i takon krahut të ekstremit të djathtë, dogji një kopje të Kuranit pranë ambasadës turke në Stokholm. Ministria turke i kërkoi Suedisë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme kundër autorëve dhe ftoi të gjitha vendet të ndërmarrin hapa konkretë kundër islamofobisë.

Po në Stokholm u mbajt një tjetër protestë, në mbështetje të kurdëve dhe kundër kërkesës së Suedisë për t’u bërë pjesë e NATO-s. Ndërkohë një grup demonstruesish pro-turq zhvilluan gjithashtu një tubim përpara ambasadës. Të tre protestat kishin lejen e autoriteteve policore.

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom tha se provokimet islamofobike ishin diçka e tmerrshme.

Suedia ka një liri të gjerë të shprehjes, por kjo nuk nënkupton që qeveria suedeze, apo unë, mbështesim mendimet e shprehura”, shkruante zoti Billstrom në një postim në Twitter.

Djegia e Kuranit u krye nga Rasmus Paludan, udhëheqës i partisë politike daneze të ekstremit të djathtë, Linja e Fortë. Zoti Paludan, i cili ka gjithashtu dhe nënshtetësi suedeze, ka zhvilluar një sërë demonstratash në të kaluarën, gjatë të cilave ka djegur Kuranin.

Zoti Paludan nuk i është përgjigjur një kërkese për koment. Në lejen që ai ka marrë në polici, thuhet se protesta e tij, u mbajt kundër Islamit dhe asaj që e quajti përpjekje e presidentit turk Tajip Erdogan për të ndikuar në lirinë e shprehjes në Suedi.

Disa vende arabe, mes tyre Arabia Saudite, Jordania dhe Kuvajti, denoncuan djegien e Kuranit. “Arabia Saudite bën thirrje për përhapjen e vlerave të dialogut, tolerancës dhe bashkëjetesës dhe refuzon urrejtjen dhe ekstremizmin”, thuhej në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme saudite.

Turqia anulon vizitën në Ankara të ministrit suedez të Mbrojtjes

Prostestat u bënë shkak dhe që ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar të anulonte vizitën e planifikuar për në datë 27 janar në Ankara, të homologut të tij suedez.

Demonstratat kanë ndezur më tej tensionet mes Stokholmit dhe Ankarasë lidhur me çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Suedia ka nevojë për miratimin e të gjitha vendeve, përfshirë Turqinë, në mënyrë që t’i bashkohet aleancës ushtarake.

Në këtë pikë, vizita e ministrit suedez të Mbrojtjes Pal Jonson në Turqi më 27 janar është e pakuptimtë. Ndaj dhe e anuluam atë“, tha të shtunën zoti Akar.

Zoti Jonson do të udhëtonte drejt Ankarasë me ftesë të homologut të tij turk me shpresën për të nxitur Turqinë që të miratojë kërkesën e vendit të tij për t’u bërë pjesë e NATO-s.

Në një reagim të tij zoti Jonson tha se ai dhe zoti Akar ishin takuar të premten gjatë një konference të aleatëve perëndimorë në Gjermani dhe kishin vendosur të shtynin takimin e planifikuar.

Marrëdhëniet me Turqinë janë shumë të rëndësishme për Suedinë dhe ne mezi presim të vazhdojmë dialogun për çështje të përbashkëta të sigurisë dhe mbrojtjes në një datë të mëvonshme”, shkruante ai në Twitter.

Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’iu bashkuar NATO-s, pas sulmit rus në Ukrainë, por kërkesa e tyre duhet miratuar nga të 30 vendet anëtare. Turqia ka thënë se Suedia në veçanti, duhet që fillimisht të mbajë një qëndrim më të qartë kundër atyre që i sheh si terroristë, kryesisht militantët kurdë si dhe një grup që e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në vitit 2016.

Në vitin 2022 Finlanda dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë, me synimin për të kapërcyer kundërshtimet e Ankarasë për anëtarësimin e tyre në NATO. Suedia thotë se ka përmbushur detyrimet e saj bazuar në marrëveshje, por Turqia kërkon më shumë, përfshirë ekstradimin e 130 personave që i konsideron si terroristë.

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…