Zelensky: T’i jepet fund pengesave për eksportet ushqimore ukrainase

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për heqjen e pengesave të vazhdueshme ndaj eksporteve të ushqimit nga vendi i tij përmes detit.


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për heqjen e pengesave të vazhdueshme ndaj eksporteve të ushqimit nga vendi i tij përmes detit.

“Më shumë se 100 anije që transportojnë ushqime janë rreshtuar pranë Bosforit”, tha sot Zelensky, në një video-mesazh për një konferencë ndërkombëtare të ministrave të Bujqësisë në Berlin.

“Pse? Sepse ato duhet të inspektohen dhe përfaqësuesit rusë po e bllokojnë këtë inspektim. Anijet ndalohen për javë të tëra”, tha ai duke parashikuar si pasojë çmime më të larta ushqimore për Evropën.

”Për Azinë kjo do të thotë gjithashtu një rrezik në rritje i paqëndrueshmërisë sociale, dhe për vendet në Afrikë si Etiopia apo Sudani, tavolinat e ngrënies bosh për mijëra familje”, shtoi Zelensky, me një zotim për të vazhduar furnizimin e botës me ushqim.

”Megjithëse Rusia vazhdoi të gjuante raketa në infrastrukturën e Ukrainës, duke përfshirë portet dhe transportin, dhe të zhvillonte beteja brutale në rajonet thelbësore për bujqësinë, fermerët ukrainas vazhdojnë të mbjellin”, tha ai.

Ndërkohë, Rusia të shtunën mohoi bllokimin e anijeve ukrainase me grurë dhe fajësoi Kievin për krijimin e një “bllokimi artificial të trafikut”.

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…