Vladimir Putin pranon krizën e ilaçeve në Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin, pohoi se ka mungesë ilaçesh në Rusi dhe se çmimet janë rritur.


Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se ka mungesë ilaçesh në Rusi dhe se çmimet janë rritur, pavarësisht se shteti është duke prodhuar më shumë ilaçe të vetat.

Ndonëse ilaçet me recetë nuk përfshihen në sanksionet perëndimore, të vendosura ndaj Moskës prej nisjes së luftës në Ukrainë, dërgesat janë goditur nga transporti, dhe problemet me dogana, është thënë në të dhënat e kësaj industrie ruse.

“Ka mungesë të disa ilaçeve, pavarësisht faktit se prodhimi i produkteve farmaceutike në tre çerekët e parë të vitit të kaluar, është rritur për gati 22 për qind”, ka thënë Putin pas takimit me disa zyrtarë të lartë rusë.

“Gjashtëdhjetë për qind e ilaçeve në tregje janë ilaçe të brendshme. Pavarësisht kësaj, kemi deficit të disa ilaçev dhe çmimet janë rritur”, ka shtuar ai.

Pak pasi Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar, është vërejtur rritje e interesimit të rusëve për të blerë më shumë ilaçe.

Rusia, po ashtu, importon sasi të madhe të pajisjeve mjekësore – siç janë stimuluesit kardiakë apo ato për radioterapi – nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara dhe është veçanërisht e varur nga makinat që shërbejnë për sëmundje kritike.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.