
Holta Zaçaj bën betimin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese
U zhvillua sot në Presidencë ceremonia e betimit e anëtarës së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

U zhvillua sot përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ceremonia e betimit e anëtarës së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj nga Gjykata e Lartë, gjyqtarja Holta Zaçaj bëri betimin: “Gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”
Presidenti Begaj i uroi suksese zonjës Holta Zaçaj në detyrën e re.