Kryevepra e pagabueshme në “Darkën e gabuar”

Ismail Kadare e ka shkruar “Darkën e gabuar” me shijen e pagabueshme të kryeveprës


Nga Zija Çela

Ismail Kadare e ka shkruar “Darkën e gabuar” me shijen e pagabueshme të kryeveprës. Vështirë të sjellësh ndërmend ndonjë roman me vëllim kaq imcak, ku epika lokale historike dhe ajo mitike, në një rrëfim që estetizohet në nivelin më mjeshtëror, të fitojë kaq vlera të përbotshme.

Nuk po shprehem me klishetë se është roman që lexohet me një frymë, që ta mban frymën pezull apo të lë pa frymë.

Them vetëm se është nga ata libra që, në të gjitha kohërat, njeriu i qytetëruar ndihet me fat që s’i kanë shpëtuar pa i lexuar.

Me gishtat e duarve numërohen titujt letrarë, ku ndihet sa i madh ka qenë ashku i autorit, vrulli, droja dhe njëkohësisht ngazëllimi prej aleluje, duke mpiksur në letër tërë atë mjegullnajë të rrokopujshme të parakrijimit.

Në veprat serioze, në ato që përsosmërinë e çojnë deri në ngopje, nuk është nevoja që çdo gjë të jetë e justifikuar, por që asgjë të mos jetë pa vend. E po ashtu, asnjë shkrimtar serioz nuk e mban veten për Mesi, por mesazhet transhendente janë shpesh mesianike.

I shkruar në liri të plotë dhe me përmasë planetare, ky libër i shëndetshëm ngjan si një fillim prej së pari ose si vazhdim nga majat, duk shënuar midis kulmeve të Kadaresë, nga vështrimi estetik, njërën prej kuotave më të larta. Një shkrimtar, sipas meje, nuk ka ku shkon më tej, më tej është gremina dhe më lart është Zoti.

(Teksti i plotë: Parathënie në VEPRAT e I. Kadaresë, botuar nga Onufri, ose në ExLibris)

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…