Romani “Rikthimi” i Entela Kasit, një rrëfim letrar me aromë poetike

Romani “Rikthimi” vjen si ripërmendje e një kohe të kaluar, që ne e kemi jetuar në mënyrë tronditëse


Nga Ahmet Prençi

Dy fjalë për “Rikthimin” e Entela Kasit

– Koha që jetojmë ka qenë dhe është e trazuar me momente shumë tronditëse.

Kjo periudhë na ka tejmbushur me ngjarje të mëdha dhe rrënqethëse. Shumë prej tyre flejnë në harresë.

Shkrimtarja dhe pëkthyesja, Entela Kasi

 

Romani “Rikthimi” vjen si ripërmendje e një kohe të kaluar, që ne e kemi jetuar në mënyrë tronditëse. Shkrimtarja Entela Kasi na shfaqet në këtë roman si një kronikane e ngjarjeve të rëndësishme.

 

Ajo na nxit me artin e bukur të të shkruarit, të sjellim në kujtesë ato momente fatale, tragjike dhe historike që kanë ndodhur në epokën tonë.

Teksti i romanit është një rrëfim letrar i mrekullueshëm. Janë ngjarje historike të para imët dhe të trajtuara bukur artistikisht. Autorja na paraqet mjeshtërisht një vëzhgim dhe analizë të mrekullueshme ngjarjesh dhe njerzish në rrafshin filozofik e njerëzor.

Ahmet Prençi

 

Një roman me personazhe, gjeografi dhe kultura të larmishme, i sjellë me një stil brilant. Episodet e krimeve të rënda kundër njerzve të pafajshëm, që përshkruhen në këtë libër, ndonse ndodhin në vende të ndryshme, me religjione të tjetërllojshme, lëndojnë njëlloj. Dhembin shumë.

“Rikthimi” përmban një gjuhë të pasur dhe të bukur. Lexohet me një frymë. Një prozë që nuk i mungon aroma poetike.

Ernesto Sabato shkruante se “ …Kjo jetë është një largim i vazhdueshëm”, ndaj lexojeni këtë roman për t’u rikthyer në kujtesën e gjërave të hidhura që s’duhet, por mund t’i kemi harruar.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.