Kompania e ish-pilotit famshëm të Formula 1 fiton projektin e “Auto Moto Park Albania”

Kryeministri Rama: Morën pjesë katër kompani projektimi mes më të mëdhave të botës, për cirkuitet automobilistike


Kompania fituese për projektin e pistës së parë sportive “Auto Moto Park Albania”, në Ebasan, u shpall studio “Test & Training International”.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së projektit fitues për Auto Moto Park-un e parë shqiptar.

Në fjalën e tij, Gonxhja tha se, Auto Moto Park-u i parë shqiptar do të ndërtohet në Elbasan, me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve (FIA) për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare.

Ndërsa arkitekti Beat Husler tha se, juria u mbështet tek këto kritere, programi, projektimi dhe elasticiteti i përdorimit, aspekti i sigurisë rrugore, lidhja me qytetin e Elbasanit dhe cilësinë e arkitekturës. Juria arriti në përfundimin se fituesi është “Test & Training International”.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, tha se ky është investimi më i madh i bashkisë Elbasan.

“Sot është një ditë e madhe, një ditë e kthesës ekonomike. Ky është projekti më i madh që ne kemi që pas ndërtimit të zonës industriale në Elbasan. Është një projekt që ndryshon krejtësisht ekonominë që ne njohim sot dhe na jep një zhvillim për qytetin, bashkinë dhe Shqipërinë. Është një projekt mahnitës që ne po e bëjmë realitet”, tha ai.

Edhe Kryeministri Rama reagoi në Facebook:

Përpara 48 orësh rreth 30 kompani të mëdha ndërkombëtare erdhën në Shqipëri për t’u njohur me projektin e Portit të Ri të Durrësit në Porto Romano, një prurje sipërmarrjesh të huaja që deri para ca vitesh as nuk imagjinohej. Sot katër kompani projektimi mes më të mëdhave të botës, për cirkuitet automobilistike ishin në Tiranë për konkursin ndërkombëtar të shpallur nga DPSHTRR për Auto Motoparkun që do të ndërtojmë në Elbasan.

Të katërta me projekte vizionare dhe prezantime mbresëlënëse nga vetë drejtuesit e kompanive, të cilat ishin përgatitur shumë seriozisht edhe pse praktika e zgjedhur ishte më e pazakonshmja, pa asnjë pagesë paraprake.

Në 48 orë këto janë dy prova shembullore të imazhit të ri të Shqipërisë, interesimit në rritje për vendin tonë si një destinacion interesant, jo vetëm për turizëm po edhe për biznes, si dhe rritjes së besueshmërisë tek Shqipëria që ka çelur negociatat me BE, e që sot ka një reputacion ndërkombëtar krejt tjetër nga ai i deri disa viteve më parë.

Konkursin e sotëm e fitoi kompania e ish-pilotit të famshëm austriak të Formula 1 Alexander Wurz dhe babait të tij Franz Wurz, një personalitet i mirënjohur për nismat e tij në fushën e sigurisë rrugore???

Përpara 48 orësh rreth 30 kompani të mëdha ndërkombëtare erdhën në Shqipëri për t’u njohur me projektin e Portit të Ri…

Posted by Edi Rama on Friday, February 3, 2023

Lexo më shumë nga

Diversifikimi i burimeve të energjisë, Rama: Investim i rëndësishëm në Spitalin Memorial

Energjia diellore në vendin tonë ka arritur në 10% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë..

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Diversifikimi i burimeve të energjisë, Rama: Investim i rëndësishëm në Spitalin Memorial

Energjia diellore në vendin tonë ka arritur në 10% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë..