Akile Tasi, intelektuali përmetar që organizoi bibliotekën e Oborrit Mbretëror

Lindi në Leusë të Përmetit. Intelektual dhe ministër i Kulturës, deputet dhe drejtues i gazetës “Bashkimit i Kombit”


Intelektuali i shquar dhe ministri i shtetit shqiptar, Akile Tasi (1891-30 janar 1961), u lind më 1891 në Leusë të Përmetit.

Arsimin e mori në vendlindje dhe e përfundoi në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pranë diasporës shqiptare, ai bashkëpunoi me Fan Nolin dhe Faik Konicën në federatën “Vatra”.

Emri i tij lidhet dhe me gazetën “Dielli”.

Kthehet në Shqipëri më 1929.

Për disa vite organizon bibliotekën e Oborrit Mbretëror. Më 1932 caktohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe do t’a drejtonte këtë institucion deri në vitin 1941.

Për një kohë të shkurtër do të kthehej në Përmet.

Zgjidhet deputet në Kuvendin Kombëtar në vitin 1943 dhe caktohet drejtues i gazetës “Bashkimit i Kombit”. Më 1944 caktohet Ministër i Kulturës Popullore.

Nuk pranoi të largohej nga Shqipëria. Në dhjetor 1944 arrestohet nga partizanët.

Do të dënohej me 20 vjet heqje lirie nga i famëkeqi Gjyqi Special. Dënimin e vuajti në kampin e Maliqit, Vloçishtit, Bedenit, si dhe në burgun e Burrelit.

Teksa vuante nga një gjendje e rëndë shëndetesore, atij iu refuzua çdo lutje me shkrim drejtuar autoriteteve. Ndërroi jetë më 30 janar 1961 në burgun e Tiranës.

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.