
Ndihmës Sekretarja amerikane Julieta Valls Noyes viziton Shqipërinë
Ndihmës Sekretarja për Byronë e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit, Julieta Valls Noyes viziton Shqipërinë

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit, Julieta Valls Noyes do të udhëtojë drejt Katarit dhe Shqipërisë nga 4-10 shkurt, njoftoi sot Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Në Doha, Katar dhe Tiranë e Shëngjin, Shqipëri, Ndihmës Sekretarja Noyes do të zhvillojë takime me zyrtarë qeveritarë dhe partnerë të organizatave ndërkombëtare mbi përpjekjet tona për përpunimin e refugjatëve dhe afganët që presin zhvendosjen në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.