Papa bën thirrje që njerëzit të refuzojnë “helmin e urrejtjes”

Mesha e Papës ka mbledhur 70.000 pjesëmarrës në pelegrinazhin e paqes në Sudanin Jugor


Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Sudanin Jugor, duke organizuar një meshë të hapur për mijëra pjesëmarrës.

Ai i ka bërë thirrje masës që të refuzojë atë që e ka konsideruar “helm të urrejtjes” dhe u ka kërkuar pjesëmarrësve që të mos humbin mundësitë për të ndërtuar paqe.

Ai është zotuar se do të fokusohet me liderët shtetërorë drejt dhënies fund të konfliktit.

Para largimit, ai i ka thënë turmës: Të dashur vëllezër dhe motra, kthehem në Romë duke ju ndjerë më afër zemrës sime”.

Katolikët e entuziazmuar kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se kjo vizitë i ka gëzuar ata jashtë mase.

“Nuk kam fjetur, jam shumë e lumtur”, ka thënë Jovana Buyom.

“Ne jemi shumë të lumtur me ardhjen e Papës, sepse ai na ka dhënë mesazhin e paqes, të bashkohemi ne populli i Sudanit Jugor”, ka thënë Juaj Bol Ayuel.

Mesha e Papës ka mbledhur 70.000 pjesëmarrës.

Ceremonia fetare është mbajtur në ditën e fundit të vizitës së Papës në Sudanin Jugor, njëkohësisht e para e tij në këtë vend.

Prej shpalljes së pavarësisë më 2011, ky shtet është përballur me luftë civile.

Pavarësisht marrëveshjes së arritur për paqe më 2018, dhuna e nxitur nga tensionet etnike ka vazhduar. Më shumë se 400.0000 njerëz besohet se kanë vdekur si pasojë e konfliktit./REL

Lexo më shumë nga

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…