Isidor Koti, eksploruesi i misterit poetik

Dr. Isidor Koti është autor i 16 librave në lëmin e poezisë, romanit, publicistikës dhe jetë në komunitet


Dr. Isidor Koti është autor i 16 librave në lëmin e poezisë, romanit, publicistikës dhe jetë në komunitet. Ka punuar pedagog dhe gazetar, prej disa vitesh është angazhuar me botime, trajnime dhe praktika në zhvillimin e jetës në komunitet.

Ai është Diplomuar për Gazetari (2001-2005), ka kryer Master në Filozofi-Socilogji, (2006 – 2008) dhe ësht Doktor Shkencash në Filozofi Komunikimi (2009 – 2015)

Poezia është çështje shije. Kush e ndien e brendëson. Ai që e do poezinë e kërkon atë dhe e gjen, sepse ka vullnetin e lirë që nuk e pengon dot asnjë paragjykim. Poezia është mister. Edhe autori që e shkruan një poezi, ndodh që çuditet në përfundim të hedhjes së saj në letër. Kush e paragjykon poezinë, nuk e njeh atë.

Çfarë e bën të suksesshëm një autor? Nëse sjell risi. Duke tentuar gjithmonë një frymë të re në gjininë ku depërton. Unë mendoj se ka shumë subjekte dhe tema të paeksploruara nga realiteti, figura që meritojnë të ndriçohen, njerëz të thjesht dhe enigmatikë që në thelb përbëjnë një vepër, ngjarje të fshehura në analet e historisë, etj. Një autor këtë ka për detyrë të bëjë, si ta jetësojë dhe përjetësojë njeriun dhe fenomenin në penën e tij.

Me gjithë heshtjen që le në shtëpi!

Në prag ke dalë,
e shfaqesh papritmas si ajri,
pas detit, fushave, maleve…
ka sy që mrekullohen.

Botën sheh me mendjen larg,
me sytë e tu shkruar në diamant,
shfaqesh e ikën prapë dritë-hije,
nuk vjen në orët që dikur vije.

Nga çezmat e gojës pikonte ar,
në dorën e plakur pa përkëdheli,
ti je më i lart se çdo lartësi,
me gjithë heshtjen që le në shtëpi.

Zemra më thyhet sa s’të them dot,
në natën që shkrihet ngadalë si qiri,
më mirë ndoshta që ka largësi,
që të mos vdesim kot me këtë kotësi.

——————

Profesor!

Ditëve u gjeta në shumë fjalë,
netëve në lot rashë e nuk u dhashë,
udhëtova thjesht e pa zë në autobus,
ashtu siç përpiqet njeriu të zgjidh enigmën në rebus.

Nuk do të mbetem anonim,
profesori im,
unë do të mbetem edhe më gjatë,
pa mundur të jem këtë jetë si më parë.

Ke të drejtë,
nuk je më vetja kur shkruan poezi,
do ulem ku më the, në këndet intime,
kujtimi i zemrës tende e tronditi muzën time.

Po kërkojmë të dy numrin e banesës,
të besimit, të shpresës,
edhe unë, edhe ti, pëllëmbë për pëllëmbë,
luftojmë burrërisht dhëmbë për dhëmbë.

Profesor, e vogël është kjo dorë,
ti je pampor, zemër madhështor.

———————-

Vetes!

Ç’të bëj me veten time,
që noton në ide të lagura,
ditëve e netëve të amullta,
me ulje e ngritje të vagullta.

Ç’të bëj, pra, çfarë të bëj,
kur të pamundurën e zhbëj,
por ata që rrinë afër janë të largët,
dhe me kohën time luajnë teatër.

Nejse, edhe kam ç’të bëj,
poezi, artikuj, llogari, bilance,
të bëj dashuri, të pi një gotë birrë,
pse jo, ta marr veten me të mirë!

Kështu pra, vetja ime,
dritë-dalja e qelqtë e vetmisë,
shtegu i rrëpirtë i marrëzisë,
alfa dhe omega e përjetësisë.

—————

Armikut tim

Oh, në të vertetë ti je dashuria
Armiku im…
përderisa të mendoj natë e ditë,
ke lënë pasoja në shpirtin tim.

Miqtë, inerte derdhin,
asnjëherë nuk e shfaqën thellësinë,
na deshën apo na zhvlerësuan…
provuam që ata japin e marrin frymë.

Armik, jam i joti pa hua,
të kam kërkuar, të kam takuar,
prej teje qëndrova zgjuar,
kurrë s’më urreve, e kam kuptuar.

E vertetë, ti je i pakrahasueshëm,
s’dua përfitim, asgjë në duar,
po vij te ty me sedër të kafshuar,
ku je, ku fshihesh, ar-mik i përbetuar.

———-

Kurrë vetëm!

Ndonjeherë i mërzitur, i heshtur?
Jo, ëndrrën kam prekur pa rreshtur,
fjala,buzëqeshja, ledhatimi,
e kane bere te panjohur mjerimin.

Unë përsëri i bekova ne duar e në ballë,
kuptova që kam mall, por asnjë hall,
në dhjetëra lodra e personazhe të ftohtë,
dehem nga lëvizja e frymës së ngrohtë.

Nuk e kuptoja c’kisha nder duar, c’mister!
një engjëlli pa legjione i bëhet casti ferr,
vetem s’jam, s’mund të jem në vend të huaj,
as të dëgjoj nga ju fjalët: Po vuaj!

Bujare te vërteta me ecje elegante,
magjepsni universin tim me teper se dielli,
dëgjoni pakëz me zë të thelle e të qartë,
si vullkani i etshëm ateror per begati, duhet të keni perjete dashuri!

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…