100 orë nën rrënoja, mjeku i ekipit shqiptar shpëton të riun turk

Tërmeti që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë, iu ka marrë deri tani jetën më shumë se 23 mijë personave.


Tërmeti që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë, iu ka marrë deri tani jetën më shumë se 23 mijë personave.

Megjithatë nuk kanë qenë të pakta edhe mrekullitë, ku pas shumë ore nën rrënoja dhe pavarësisht temperaturave nën zero, ekipet e kërkim shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë të mbijetuarit e asaj tragjedie.

Një rast i tillë është edhe ai i mjekut turk Taner Akdamar, i cili punon në Shqipëri dhe ishte pjesë e ekipit të dërguar nga vendi ynë në ndihmë të shtetit turk. Siç shihet edhe në video, mjeku ka shpëtuar një të ri në qytetin e Malatyas, pas 100 orësh që qëndronte nën rrënoja.

Kujtojmë se para nisjes së tij në operacionin e shpëtimit në Turqi, mjeku patolog Taner Akdamar ishte i ftuar në rubrikën “Opinion”, ku rrëfeu se familjarët e tij jetojnë në një nga zonat e prekura nga tërmeti. Ai tha se tani familja e tij e ngushtë është mirë, ndërsa vëllai dhe familja e tij janë nxjerrë nga rrënojat pas katër orësh. Ndërkohë tha se mbi 60 familjarë të tjerë të tij janë të zhdukur dhe po kërkohet nën rrënoja për t’i gjetur.

“Zona ime është ajo ku ka rënë tërmeti, dhe prindërit e mi, vëllezërit, të gjithë aty jetojnë. Pas 5 orësh kam marrë informacione. Një vëlla i imi me gjithë familjen kanë qenë nën rrënoja dhe janë nxjerrë pas katër orësh. Tani janë mirë të gjithë, por ka ende të afërm që nuk kemi asnjë kontakt me ta. Në këto momente nuk kemi akoma informacione të sakta, por deri tani afërsisht mbi 60 të afërm nuk kemi informacion”, u shpreh mjeku turk./ BW

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…