Lavdi parqeve! Poshtë armët!

Paqja dhe biçikleta ime kanë dalë fitimtare.


Nga Arben Kallamata

Prej vitesh kam kaluar thuajse çdo ditë me biçikletë në këtë rrugë që shihni në foto dhe kam parë me kurreshtje këto “mure” druri, 5-6 metra të lartë, të vendosur pa ndonjë sistem të përcaktueshëm logjik në largësi të ndryshme nga njëri-tjetri.

Duke qënë se janë jo më shumë se njëqind metra larg liqenit të Ontarios, fillimisht mendova se duhet të kishin qënë barriera për të bllokuar depërtimin e ujit. Megjithatë, vendosja e disave prej tyre vertikalisht me bregun ma hidhte poshtë këtë hipotezë.

Duken ndërtime të vjetra. Kam pyetur kalimtarë të rastit, por askush nuk më ka dhënë dot përgjigje.

Më në fund zgjidhjen e jep, si gjithmonë, Internet-i. Nuk ka pyetje që ngelet pa përgjigje po të dish ta guglosh. Gjeta se aty pranë paska qënë një fabrikë armësh dhe zona këtu përdorej si poligon për kalibrimin e prodhimeve të reja.

Strukturat e drunjta shërbenin për të mos lejuar zhurmat e krismave dhe plasjeve të shqetësonin popullsinë e qytetit më tej. Kur është braktisur fabrika dhe poligoni, duke ia lenë vendin një parku të madh, askush nuk ka marrë mundimin (apo shpenzimin) që t’i prishë.

Jam i kënaqur që rruga e biçikletës time kalon në këtë park paqësor të ngritur mbi territorin e një fabrike armësh. Paqja dhe biçikleta ime kanë dalë fitimtare.

Parku quhet Marie Curtis Park dhe ndodhet buzë liqenit të Ontarios pikërisht në kufirin midis Torontos dhe Misisagës. Në fakt, parkun e ndajnë përgjysmë të dy qytetet.

Lavdi parqeve! Poshtë armët!

—— —-

Marrë nga Flasship.ca

Lexo më shumë nga

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…