104 vjet më parë, varrimi madhështor i Ismail Qemalit

Arkivoli me trupin e Ismail Qemalit mbi një karrocë të tërhequr nga gjashtë kuaj të përzgjedhur nga italianët


Nga faqja Mid’hat Abdyl Frashëri në Facebook

Më 12 shkurt 1919, plot 104 vjet më parë, pas një ceremonie sa madhështore aq edhe të censuruar, u bë në Kaninë të Vlorës varrimi i Ismail Qemalit.

Ai kishte ndërruar jetë në Peruxha të Italisë gati 3 javë më parë, më 26 janar 1919.

Trupi i Ismail Qemalit ishte balsamosur dhe më pas u shoqërua nga djemtë e tij drejt Brindizit për në atdhe.

Në udhëtimin e fundit për në vendlindje, nga të paktat që ai pati, sepse jetoi larg Shqipërisë për pjesën më të madhe të jetës së tij, Ismail bej Vlora u vendos në luftanijen italiane “Alpino”, e cila arriti në Vlorë në mbrëmjen e 10 shkurtit 1919. Pasi u vendos në komandën ushtarake italiane që ndodhej në Skelë, arkivoli me trupin e pajetë të babait të shtetit të ri shqiptar qëndroi aty dy ditë.

Vlora dhe Shqipëria ishin në zi atë të mërkurë të 12 shkurt 1919. Tregu ishte mbyllur. Në dyqane ishin ngjitur letra nekrologjie me rrip të zi anash, ku shkruhej: “Zi kombëtare për të madhin patriot Ismail Qemalin.” Vdekja e Ismail Bej Vlorës ishte një tronditje e thellë për një popull të rraskapitur nga shekujt e sundimit të Perandorisë Osmane, i cili pak vite më parë kishte shpallur mëvetësinë dhe kishte filluar të ëndërronte për një të ardhme më të mirë.

Populli i Vlorës ishte mbledhur masivisht në Skelë, dhe në orën 10:00 paradite trupi pa jetë i Ismal Qemailit nxirret nga ndërtesa e Komandës së “Base Novale” dhe vendoset mbi shtratin e një topi. Mes një pjesëmarrjeje popullore masive, në praninë e reparteve italiane dhe të bandës së tyre muzikore, kortezhi i gjatë u nis drejt qytetit.

Pavarësisht respektit sipërfaqësor, italianët nuk mund ta linin atë ceremoni mortore të manifestonte ndjenjat e vërteta të shqiptarëve dhe të dilte jashtë kontrollit. Kjo u duk nga censura e konstatuar lehtazi. Për shembull, në shiritin e njërës nga kurorat me lule, siç thuhet e gazetës “Kuvendi”, shkruhej: “Ismail Qemal Vlorës! Diplomatit të vlerët”. Italianët nuk mund të lejonin që Ismail Qemali të nderohej si patriot, dhe aq më pak si Ati i aktit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Për këtë, ata kishin aprovuar etiketën “diplomat i vlerët”. Gjithashtu, flamuri kombëtar që mbulonte arkivolin ishte i vetmi flamur i lejuar në gjithë atë ceremoni madhështore.

Përveç klerikëve fetarë, anëtarëve të shoqërisë “Djelmoshat e Vlorës”, të cilët mbanin kurorat me lule dhe anëtarëve të tjerë të “Shoqërisë djaloshare”, në kortezhin e gjatë të përmortshëm ishin edhe djemtë e Ismail Qemalit. Më pas vinin gjenerali Settimio Piacentini, kundëradmirali Lubetti, autoritetet ushtarake e civile të krahinës, parësia e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave fillore të qytetit dhe një mori ushtarësh kalorësie.

Në qytet u mbajtën dy fjalime. Njëri prej tyre u mbajt nga Qazim Kokoshi, nëdhkrues i Deklaratës së Pavarësisë në 28 nëntor 1912. Tjetri u mbajt nga nga një tjetër firmëtar të aktit të Pavarësisë, Jani Minga. Pastaj, trupi i Ismail bej Vlorës u dërgua për tu varrosur në Kaninë. Ky do të ishte varrimi i parë i Ismail Qemalit, sepse më vonë, më 1932, me rastin e 20 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, trupi i tij u rivarros me nderime shtetërore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shtetit shqiptar, në Vlorë.

Foto: Pamje nga kortezhi

Arkivoli me trupin e Ismail Qemalit mbi një karrocë të tërhequr nga gjashtë kuaj të përzgjedhur nga italianët

Vlorë, 12 shkurt 1919

(Ky shkrim është marë nga faqja Mid’hat Abdyl Frashëri në Facebook)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.