Lumo Kolleshi: Dashuria është e përjetshme!

Dita e Shën Valentinit të duket si një puthje e trëndafiltë, si flaka e dashurisë që nuk shuhet kurrë!


Nga Lumo Kolleshi

Dita e Shën Valentinit të duket si një puthje e trëndafiltë, si flaka e dashurisë që nuk shuhet kurrë!

Etyd pas dushit

Pas derës me qelqe avull avulluar
Do prisja të dilje bukur zbukuruar
Cipëzën e hollë ta hiqja ngadalë,
Buzën e purpurtë ta haja të gjallë.
Me një thithje foshnje ta rrëmbeja gjirin
E sakaq ta flakja në qiej peshqirin.
Pa po kur ta flakja,të trembeshin retë
Të humbisnim bashkë qiejve të mistertë.

Pa titull

Pas çdo sekonde e minute koha bënte tradhëti
Ma rrëmbete si hajdute atë shikim plot dlirësi,
Sytë e tu dhe buzëqeshjen të skalitur bukurisht
Thellë në zemër i strehova paqësisht e lumturisht.
Duke ikur me një puthje në faqet si trëndafil
Buza merrte plagë e lule dhe këngë për një bilbil. 

MËRITË E KREVATIT

Një fjalë ti, një tjetër unë,
Në dhomë heshtje pas kësaj.
Për hiçmosgjë duket u zumë,
Të dy kishim e s’kishim faj.

Ti u bëre re e sertë
Në një qiell më tej se gri
Edhe unë u bëra vjeshte,
Por jo dimër, kurrsesi.

Pas pak e trembur u fik drita,
Kur na shikonte ashtu të zënë,
Vjedhur në terr çarçafin ngrita,
Asgjë pa prekur,asgjë pa thënë.

Dhe ishim pranë,oh sa pranë,
Det edhe breg,valë dhe shkëmb;
Inatet si statujat ranë,
Paqja e shtrenjtë prtapë u përkëmb.

U dashkan zënkat ndonjëherë
Ku s’hyn gjyaktësi,drejtësia,
Mëritë e krevatit ndoshta vlejnë
Aq sa vlen në jetë e dashuria.

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.