Mevi Rafuna: “Trëndafili i kuq” i nektarit të dashurisë!

Poetja nga Kosova, Mevi Rafuna, për ditën e Shën Valentinit, sjell poezi nga libri i saj, “Trëndafili i Kuq”.


Poetja nga Kosova, Mevi Rafuna, për ditën e Shën Valentinit, ditën e dashurisë, sjell katër poezi të shkëputura nga libri i saj, “Trëndafili i Kuq”.

Të gjithë e duan “Nektarin e dashurisë”, por “Të paktë e posedojnë”, shkruan në vargjet e saj të bukura, Mevi.

Krahët e shpirtit tim

T’i falë krahët e shpirtit tim
eja bashkë ta marrim botën,
hyjin e dashurisë
askush s’e mundi,
kultit të bukurisë
të gjithë i lakmuan,
forcës së mendjes
vdektarët i’u bindën.
Krahët e shpirtit tim
t’i falë
symbyllur…

Nektarin e dashurisë

Të gjithë e duan,
Të paktë e posedojnë,
kush guxon
ta zhvesh shpirtin nga lëkura
t’i dalë dashurisë
lakuriq
përballë.
Të rrallë janë ata,
ndërsa pjesa tjetër
merret me intriga, mashtrime,
hargjohen në iluzion
pa guxuar të shikohen në pasqyrë.

Ai erdhi nga përjetësia

Isha e humbur
hijet e kësaj bote
s’më linin të qetë.
Me mijëra vite nuk e njoha
shijen e dashurisë së vërtetë!
Me netë kam qarë,
u lutesha yjeve t’ma sillnin yllin tim.
Në shtratin e thatë
Netëve dehesha me trishtimin.
Askush nuk e njohu buzëqeshjen time
derisa një çast
nga përjetësia erdhi ai.
Më dukej sikur zëri i tij ishte
tingulli më i ëmbël që kisha dëgjuar.
Dhe fjalët e tij ishin: ah sa magjike.
Ai është mbreti im
gjysma e shpirtit tim që erdhi nga përjetësia,
tani e kuptova se bota është, ah sa e vogël
dhe dashuria jonë më e madhe se qielli.

Trëndafili i kuq

Nën njollën e gjakut,
që shiu s’e fshiu
mbiu një trëndafil i kuq.
Gjaku rrodhi nga shpirti
që askush plagën s’ia njohu.
Në vetminë e madhe,
si hiena,
tradhëtitë kafshonin
mirësinë.
Buzëqeshur krahët m’i këputën.
Dashuri gënjeshtare
miqësi vrastare.
Nga rënia për tokë
kur as në pasqyrë veten
dot s’e sheh,
Ngjizet një ëndërr
një trëndafil i kuq.
Nga gjaku i njomë,
ngjyrë shpirti
me bekimin e yjeve.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.