Tensionet SHBA-Kinë në epiqendër të takimit të sigurisë në Mynih

Marrëdhëniet mes dy vendeve me ekonomitë më të mëdha në botë janë përkeqësuar gjatë viteve të fundit

?

Udhëheqësit botërorë do të ndjekin këtë javë Konferencën e Sigurisë në Mynih ndërsa po afron përvjetori i fillimit të sulmit të Rusisë në Ukrainë, si dhe po rriten tensionet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara me akuza për spiunazh.

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris, diplomati i lartë kinez Wang Yi, Kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidenti francez Emmanuel Macron, si dhe kreu i NATO-s Jens Stoltenberg do të jenë pjesëmarrës në takimin treditor.

Aktiviteti që fillon të premten, mbahet vetëm pak ditë përpara përvjetorit të datës 24 shkurt, kur Rusia dërgoi forcat e saj ushtarake në Ukrainë, duke ia rikthyer kështu luftën Evropës për herë të parë pas dekadash të tëra.

Ndërkohë që Ukraina po përgatitet për ofensivën e re të Moskës, udhëheqësit pritet të konfirmojnë angazhimin e tyre për të mbështetur Kievin për aq kohë sa do të duhet për të zmbrapsur agresionin rus.

Një vit pasi Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin, konferenca në Mynih do të përballet me pikëpyetjen se si mund të respektohet rendi botëror i bazuar në rregulla, tha kryetari i konferencës Christoph Heusgen.

“Në të ardhmen, a do të ketë një rend ku dominon forca e ligjit? Apo do të ketë një rend ku mbizotëron ligji i më të fortit?”, pyeti ai gjatë një konference për shtyp.

Çështja se si duhen trajtuar personat, udhëheqësit politikë, që nuk respektojnë shtetin ligjor do të jetë në axhendë, tha ai.

Tensionet SHBA-Kinë ka gjasa të jenë në plan të parë gjatë takimit në qytetin gjerman, ndërsa marrëdhëniet janë përkeqësuar që kur Uashingtoni rrëzoi një balonë spiune kineze në fillim të shkurtit.

Pekini ka këmbëgulur se balona ishte për qëllime civile dhe të hënën kundërsulmoi duke i akuzuar Shtetet e Bashkuara se ka dërguar balona përmes territorit kinez – një pretendim që u hodh poshtë me shpejtësi nga Uashingtoni.

Zoti Heusgen tha se nuk mendon që zoti Wang do të shfrytëzojë fjalimin në këtë aktivitet për të thënë “ndjesë, ishte balona jonë spiune që kaloi në qiej”.

Por, ai shtoi se shpreson se “do të ketë bisedime… në kuadrin e takimit. E kam thënë tashmë se do të kemi një delegacionin amerikan të nivelit të lartë që do të marrë pjesë”.

Marrëdhëniet mes dy vendeve me ekonomitë më të mëdha në botë janë përkeqësuar gjatë viteve të fundit, për shkak të çështjeve që nga të drejtat e njeriut në Hong Kong, deri tek politikat ekonomike dhe trajtimi i minoritetit mysliman ujgur në Xinjiang. /VOA

Lexo më shumë nga

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…