Ahmet Prençi, poeti i hirusheve me nektar perëndish!

Ahmet Prençi është Kryetar i Bordit të Drejtuesve të PEN Qendrës së Shqipërisë.


Ahmet Prençi – poet, eseist, prozator është lindur në Dibër në vitin 1968.

Është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në Shqipëri. Prej vitit 1985 poezitë e tij janë botuar në gazetat dhe revistat letrare të kohës. Është i pranishëm me opinione, analiza dhe intervista për mediat vendase dhe ndërkombëtare.

Ka botuar librat, ” Udhë në pasqyrë” – përmbledhje poezish, “Artan Cuku in memoriam”, “Vice versa” -ese dhe publicistikë, “Anja”- roman. Është shpallur laureat i Çmimit të Karierës ” Gjergj Fishta”, për romanin “Anja”- 2021.

“Anja” është një prej 10 veprave të vlerësuara nga Ministria e Kulturës për Çmimet e Letërsisë në vitin 2021. Romani “Anja”, është përkthyer dhe botuar në Turqi.

Ahmet Prençi është Kryetar i Bordit të Drejtuesve të PEN Qendrës së Shqipërisë.

Nëna

S’ka më të bukur se ti,
Me sy të mëdhenj- një pash qiell
E prehrin me nektar perëndish;
S’ka më fisnike se ti,
Me zemrën e dhembshur për një zog të trembur
E me kurmin-Zanë bjeshke.
S’ka më të shtrenjtë se ti,
Që mbushe fletën time të bardhë
Me dashurinë e sakrificën bashkë;
S’ka më punëtore se nëna ime,
Qelibare, e urtë, ëmbëlsi në ëndërr
Që më bekoi ende pa u ngjizur;
Nëna ime, Hirushja në zhgjëndërr.

***

Pylli me pisha
(në kujtim të babait)

Pylli me pisha të moçme
Si xhaketa e babait varur në gozhdën e kreshtës,
Nëna ia ka kthyer dikur jakën,
Jakën e rrjepur nga kripa e djersës.
Pishat e moçme me jakën e kthyer
Nga e gjelbërta në jeshile,
Aty xhaketa e babait
Ka mote që bën hije!
Pylli me pisha të moçme
Anuar nga era e luginës si kërrabë,
Rrudhosur si xhaketa e babait
Në acar dhe në vapë.
Rralluar pylli me pishat e moçme;
Rrudhur e rrjepur si xhaketa e babait
Pa portofol, pa xhepa e pa kopsa…

Prush lisi
(Në kujtim të gjyshit)

Treten drutë e prera në zjarr,
E mbetet thëngjilli, shtrohet hiri;
Një jetë të tërë toka rriti lisin
E vjen një çast e tretet si qiriri.
E ngrohet gjyshi im i urtë, e thith cigarin
I kthen shpinën flakës se kockat i dhëmbin,
Pastaj me një mashë fort trazon zjarrin,
Siç shkund e nduk rrufeja shkëmbin.
Gjyshi im i mirë në një fund vjeshte vdiq,
Për të ngrohur tokën në dimër, si lus.

Kulla

Po shembet kulla në fshat
I ka rënë suvaja, hatullat, parvazet;
Muret mezi mbahen në erën e thatë
Siç mbahen me paterica sakatët.
E anuar kulla
I dhembin ijet.
Kurizi i dalë.
Reumatizma i ka mpirë këmbët;
Me syze miopi në një anë,
Si nallane i kërcasin dhëmbët.
Qindra vjet do të rronte kulla
Ndërtuar me gurë e gëlqere safi;
E shkretë vatra e udha pa njerëz
Vdes dhe Planeti po s’pati njeri.

***
Përjetim

E varrosëm të vdekurin e rradhës
Megjithëse ishte dimër me borë e me ngricë;
Të vdekurit varrosen në të gjitha stinët,
Në të gjitha stinët kanë lindur një ditë;
Në lindje e në vdekje jemi kaq njerëzorë,
Në vdekje e në lindje s’jemi hipokritë

Për ty

Engjëjt janë pa formë e pa trajtë, mikja ime;
As në ëndërr e në zgjëndërr s’i kam parë,
Por Engjëjt janë Engjëj, mikja ime,
Po i nis drejt teje,
T’i kesh sa më pranë…

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.