Yuri Kim: “Besa”, shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut!

Ambasadorja: Dua që më shumë njerëz, amerikanë në veçanti, të dëgjojnë se si disa banorë të një fshati shqiptar ndihmuan 30 infermiere dhe mjekë amerikanë në vitin 1943 kur avioni i tyre ra në Shqipërinë e kontrolluar nga nazistët.


Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, është shprehur se kur një shqiptar të jep fjalën, mund të mbështetesh tek ajo fjalë pa asnjë dyshim.

Për ta ilustruar këtë, Kim ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e faqes zyrtare të ambasadës në Facebook, një histori të vitit 1943.

Sipas Kim, 30 mjekë e infermierë amerikanë, avioni i të cilëve është rrëzuar në vendin tonë, janë ndihmuar nga shqiptarët për të mbijetuar e më pas për tu arratisur nga vendi, gjatë kohës së pushtimit nazist.

Ambasadorja është shprehur mirënjohëse për kodin e nderit të shqiptarëve dhe ka renditur edhe raste të tjerë të ndihmës së bashkombasve tanë, ku përmendi strehimin e hebrenjve Gjatë luftës së Dytë Botërore.

POSTIMI I AMBASADËS AMERIKANE

Kur një shqiptar apo shqiptare të jep fjalën, mund të mbështetesh tek ajo fjalë pa asnjë dyshim.

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.” Sipas kodeve të vjetra të nderit të shqiptarëve (“Besa”), shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut nën çatinë e tij apo të saj.

Bota e di mirë se si shqiptarët u kanë dhënë strehim të përkohshëm mijëra afganëve që vrapuan të shpëtojnë nga talibanët. Në fakt, Shqipëria ishte vendi i parë që doli vullnetar për ndihmë. Gjithnjë e më shumë njerëz po mësojnë se si shqiptarët e zakonshëm i mbrojtën hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u bërë i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa në fillim (dhjetëfish!).

Por unë dua që më shumë njerëz, amerikanë në veçanti, të dëgjojnë se si disa banorë të një fshati shqiptar ndihmuan 30 infermiere dhe mjekë amerikanë në vitin 1943 kur avioni i tyre ra në Shqipërinë e kontrolluar nga nazistët. Ç’episod dramatik! Pavarësisht rrezikut për jetët e tyre, fshatarë të Belshit, zona ku avioni u rrëzua, i fshehën amerikanët, duke i çuar nga shtëpia në shtëpi, në mënyrë që ata të mund të arratiseshin. Ishte një nder të vizitoja shtëpinë e familjes Zena dje në Merhoje, Belsh dhe të degjoja prej Mehmetit se si babai, Dane dhe gjyshi, Maksut i strehuan amerikanët për një muaj. Madje, familja e tyre theri një viç për të ushqyer mysafirët. Falë njerëzve si familja Zena, amerikanët mundën të dilnin të gjallë. Zoti e bekoftë popullin shqiptar për kodin e nderit dhe mikpritjes. Ne ju jemi mirënjohës përgjithmonë.

“Kur një shqiptar apo shqiptare të jep fjalën, mund të mbështetesh tek ajo fjalë pa asnjë dyshim.

“Shtëpia e…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Wednesday, February 15, 2023

Sazet e Usta Laverit!

Këto saze kanë një veprimtari të dendur kombëtare e ndërkombëtare, duke u njohur kudo si “Bilbilat e Përmetit”.

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sazet e Usta Laverit!

Këto saze kanë një veprimtari të dendur kombëtare e ndërkombëtare, duke u njohur kudo si “Bilbilat e Përmetit”.