Begaj takim me Osmanin: Kosova e Pavarur iu ka dhënë shtetasve të saj dinjitetin e merituar!

Presidenti Bajram Begaj, u prit sot në Prishtinë nga homologia Vjosa Osmani, ku e uroi për 15-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës


Presidenti Bajram Begaj, u prit sot në Prishtinë nga homologia Vjosa Osmani, ku e uroi për 15-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

“15 vite janë shumë pak për një komb, e për më tepër për një komb të lashtë. Por këto 15 vite Pavarësi të Kosovës kanë demonstruar në mënyrë shembullore e të sintetizuar vlerat më të mira e shumë shekullore të kombit shqiptar”.

Begaj vlerësoi ecurinë e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe i konsideroi ato jo vetëm vëllazërore e të natyrës strategjike, por dhe shumë dinamike.

“Duke i vlerësuar këto marrëdhënie unikale për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qendrueshëm dhe perspektivën euroatlantike të të dy shteteve, Presidenti Begaj u shpreh se: “Kosova e Pavarur i ka dhënë jo vetëm shtetasve të saj dinjitetin e merituar dhe të shumëpritur shtetëror, por njëkohësisht e ka bërë rajonin tonë më të paqtë e të sigurt, si dhe kombin shqiptar të lirë të rigjejë rrugën e munguar padrejtësisht të bashkëpunimit kombëtar”.

Një vëmendje të veçantë Presidenti Begaj ia kushtoi kontributit të Kosovës për paqen dhe sigurinë e rajonit, por jo vetëm, duke nënvizuar se “Kosova rrezaton sot vlerat më të larta perëndimore e demokratike në mbrojtje të pakicave etnike e të drejtat e njeriut, si dhe pavarësisht se një shtet i ri, po tregon humanizëm e solidaritet të plotë për Ukrainën dhe popullin e saj të agresuar ushtarakisht nga Rusia”.

Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu, mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për autoritetet dhe institucionet e Kosovës në adresimin e provokimeve e sfidave me të cilat po përballen, si në kuadër të negociatave me Serbinë, ashtu edhe në kuadër të procesit të njohjes dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe ato rajonale.

“Askush nuk mund ta pengojë Kosovën të ndërtojë e lirë dhe e pavarur të ardhmen e saj dhe të qytetarëve të saj, si dhe askush nuk mund të kërcënojë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës!” – nënvizoi Presidenti Begaj.

Ndërsa, duke u ndalur në rrugëtimin e evropian dhe euroatlantik të Kosovës, Presidenti Begaj, shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë, si dhe besimin se së shpejti edhe shtetasit e Kosovës, ashtu si të gjithë qytetarët e këtij rajoni, do të mund të udhëtojnë pa viza e me dinjitet në hapësirën e Bashkimit Evropian. “E ardhmja jonë e përbashkët, e dy shteteve tona dhe e kombit shqiptar, është në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën e Atlantikut të Veriut, si trashëgimi e orientim kombëtar, por edhe si vlerë e kontribut i përbashkët për paqen, sigurinë dhe progresin e rajonit tonë” – u shpreh Presidenti Begaj.

Nga ana e saj, Presidentja Osmani e falënderoi Presidentin Begaj për urimet dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjithanëshme të Shqipërisë në të gjithë këtë rrugëtim të vështirë të Pavarësisë së Kosovës.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.