Lituania, oazi i qytetërimit europian në Balltikun Lindor!

Historia e Lituanisë ka ngjashmëri të fatit politik të historisë së Shqipërisë, që mesa duket i bën bashkë të gjithë popujt e vegjël


Nga Dr. Dorian Koçi

Popujt e vegjël hyjnë e dalin nga dyert e tragjedive të mëdha është një perifrazim i një vargu të njohur të një poeti shqiptar, Xhevahir Spahiu, kur flet për fatin e trishtë të vendimeve që të mëdhenjtë marrin në kurriz të popujve të vegjël. Edhe pa qenë historian, mund të kuptosh se brenda këtij përcaktim ka të vërteta të hidhura që shpesh herë dalin në pah, jo në formën e rivendikimeve ndaj së shkuarës por në emër të së drejtës dhe së vërtetës për të mos u përsëritur më si padrejtësi në të ardhmen. Historia e Lituanisë ka ngjashmëri të fatit politik të historisë së Shqipërisë, ndjesi që mesa duket i bën bashkë të gjithë popujt e vegjël në shtëpinë tonë të madhe që quhet Evropë.

Për ne shqiptarët emri i Lituanisë dhe vendeve balltike ka ardhur si shembull qendrese përkundrejt totalitarizmit në fundin e viteve 80’ , kur republikat përgatiteshin për të shkëputur nga Bashkimi Sovjetik dhe ne ende nuk po thithnim ajrin e lirisë. Edhe pse nuk kishim informacion të mjaftueshëm, të gjithë duke ditur fatin politik të Çekosllovakisë afër 20 vjet më parë mund të na shkonte në mendje se dhuna dhe logjika arbitrare mund të ktheheshin sërish në instrumenta për të mbytur lirinë. Për fat të mirë , një gjë e tillë nuk ndodhi, Lituania dhe vendet balltike shpallën pavarësinë duke krijuar një efekt domino në gjithë rajonin e Evropës Lindore , ku kishte forma shtetesh federative që më tepër se garantuese të barazive ishin kthyer në burgje popujsh.

Liria e munguar e Kosovës që do realizohej një 10 vjeçar më vonë ishte një rezonancë e këtij efekti.

Një gjë e tillë nuk kish ndodhur në fillimet e Luftës së Ftohtë dhe vendosjes së regjimit totalitar komunist në Evropën Lindore. Lituania dhe Shqipëria , si t’i lidhte një fill i përbashkët fati ishin të vetmet popullata që vazhduan një rezistencë antikomuniste deri në vitet 1953, çka rrëzonte dogmën dhe mitin e pranimit të regjimeve totalitare si nevojë e brendshme e popullsive të pazhvilluara dhe në tranzicion dhe në fakt në të njëjtën kohë dëshmonte se koncepti i dëshirës për liri funksiononte njëlloj si në Perëndim po ashtu dhe në Lindje.

Nëse përpiqemi të bëjmë një prerje tërthore të historisë së Lituanisë vërejmë se në të gjitha fazat e zhvillimit të historisë së njerëzimit, popullsia balltike me origjinalitetin e vet të veçantë të gjuhës dhe kulturës ka qenë e pranishme duke sendërtuar identitetin e vet nën një trysni të fotë gjermano-polake-sllave. Edhe pse jo një pjesë thelbësore dhe e integruar në botën latine, në të parin entitet që krijoi themelet për konceptin e një Evrope të bashkuar, karakteri e fortë shtetformuese mënjëherë pas krishterizmit të popullsisë lituaneze dëshmon për kapërcime të mahnitshme në periudha shumë më të shkurtëra se fqinjëte vet drejt stabilizmit të një kulture shtetformuese dhe gjithëpërfshirëse për komunitetet e popullatat që banonin aty. Bashkëjetesa midis dy besimeve fetare, katolicizmit dhe ortodoksisë, si dhe mes popullatave të ndryshme, hebreje, polake, gjermane është një tipar që vështirë të gjendet në mesjetë dhe për popujt që e kanë patur si tipar dallues është një tipar fisnik që meriton vëmendje të veçantë për tu përmendur.

Konceptet gjeostrategjike dhe politike ndryshojnë herë pas here, sipas variablave të ndryshimit të balancës së forcve në Evropë, dhe me të drejtë nëse Evropa merret si një tërësi që nga Uralet deri në Iberi, atëherë me të drejtë Lituania mund të konsiderohet si qendra e Evropës. Në këtë qendër qytetërimi ku janë përplasur Lindja dhe Perëndimi, janë krijuar paradigma të tilla qytetërimi që kanë lënë gjurmë në kohë dhe në hapësirë si është rasti i kushtetutës së parë evropiane të frymëzuar nga revolucioni francez në20 tetor 1791 nga ana e Komunuelthit Polako-Lituanez.Polonia dhe Lituania kishin që nga viti 1569 që jetonin në një komunuelth dhe Lituania kishte përfaqësim të barabartë me Poloninë në organet shtetërore qeverisëse.

Një shembull tjetër i admirueshëm është arkitektura gotike dhe baroke çka e bën Vilnusin dhe Lituaninë si përçuesen e artit evropian drejt detit Balltik dhe një qendër të qytetërimit evropian. Universiteti i Vilnusit, nga më të vjetërit në Evropë bëri të mundur krijimin e elitave kulturore dhe politike që ishin të afta në momentet e Iluminizmit dhe përhapjes së nacionalizmit të sendërtonin trajektoren identitare të popullsisë. Të luhatura mes modelit francez dhe atij gjerman të krijimit të kombit, në mëyrë të natyrshme duke zgjedhur evidentimin e folklorit të pasur, dokeve dhe riteve apo asaj që Herderi e quante Volksgeist-“shpirt i kombit”, e që u falte njerëzve impulsin krijues përsa i përket përforcimit të nacionalizmit të tyre kulturor, elita lituaneze e ndoqi pa hezitim si model duke krijuar kombin e ri modern.

Këto përpjekje identitare nuk kanë kaluar pa lënë gjurmë dhe lehtë pasi vendi që nga viti 1795 ishte copëzuar mes Prusisë, Austrisë dhe Rusisë dhe përpjekja për të rigjetur koininë e vet shpirtërore dhe pastaj atë kombëtare nuk ka qenë e lehtë. Në radhë të parë marrëdhëniet dhe raporti i tyre i Lituanisë me fqinjët ka kaluar përmes provave të mëdha të besimit të ndërsjelltë deri dhe agresionit të mirëfilltë. Nëse Lufta e Parë Botërore, shërbeu si një sipar i rendit të vjetër në Evropë të vendor që në Lidhjen e Shenjtë në Vjenë në 1815, rinkofigurimi i Perandorisë Ruse, në Bashkim Sovjetik krijoi probleme për fqinjët e vet të vegjël që po mundoheshin të ndërtonin shtetet e veta kombëtare dhe demokracinë sipas modeleve evropiane.

Rusia që nga dalja e saj në skenën e politikës botërore ka pasur një nga shtysat më të mëdha, rusifikimin e popullsive dhe hartimin e platformave nacionaliste agresive ndaj shteteve të tjera, një tipar që u trashëgua dhe tek fuqia pasardhëse Bashkimi Sovjetik. Pakti Molotov-Ribentrop i 22 gushtit 1939, varrosi pavarësinë e Polonisë dhe shteteve balltike. Pas kësaj Lituania do të hynte në rrugën e gjatë të totalitarizmit, ku sërish do të duhej të luftonte për identitetin dhe pavarësinë e vet të humbur. Lituania i ka kaluar të gjitha sprovat e ektremeve të djathta e të majta, nazizmit dhe komunizmit, si atë shfarosjes së një pjese të madhe të popullsisë së vet hebreje nga gjermanët në 1941-1945, po ashtu dhe burgimet dhe internimet në masë nga pushteti komunist sovjetik gjatë periudhës 1944-1953. Ishte pikërsisht kjo eksperiencë tragjike që do të bënte të mundur kërkimin e lirisë duke sfiduar pushtetin totalitar të Moskës, së pari me krijimin e Komitetit të Helsinkit në 1976 dhe themelimin e Lëvizjes së Reformatorëve Lituanezë-Sajudis në 3 qershor 1988.

Në vigjilje të ndryshimit të sistemeve politike, ose epokave të ndryshme Bashkimi Sovjetik i gjendur përballë sfidave për të kënaqur statusin e vet si fuqi e madhe dhe arsyes së drejtë për t’u rimëkëmbur ekonomikisht, politikisht dhe kulturalisht u duk sikur zgjodhi sfidën e parë. Por në fakt kolosi totalitar nuk dorëzohej lehtë. Ngjarjet e 13 janarit 1991 në Lituani, retrospektivisht mund të krahasohen me ngjarje të tilla historike si me krijimin e Solidarnosit në Poloni dhe rënies së Murit të Berlinit , pasi data 13 janar mund të shihet si dita që shënoi rënien e perandorisë sovjetike, sepse ishte koha kur Rusia mësoi se Bashkimi Sovjetik ishte destinuar të vdiste.

Eksperienca e rezistencës së paarmatosur lituaneze ishte mjeti që çarmatosi regjimet totalitare gjithandej në Lindje, dhe i dha një dimension tjetër valës së tretë të demokratizimit që përfshiu Evropën Lindore në fund të viteve 80’ dhe fillim të viteve 90’. Tranzicioni lituanez, brenda modelit balltik, në të njëjtën kohëështë një histori suksesi që siguroi një rritje të qendrueshme ekonomike dhe adaptimin e shpejtë të ekonomisë së planifikuar në ekonomi tregu.

Kurorëzimi i këtyre përpjekejeve është anëtarësimi i Lituanisë në NATO dhe B.E në 2004, rikthyer përfundimisht vendin në gjirin e Evropës dhe demokracive atlantike, pas shkëputjes së dhunshme me agresionin 15 qershorit 1940 nga ana e Bashkimit Sovjetik.
Besim-fuqia e Kishës Katolike në krijimin e një etike dhe morali ndër popullsinë dhe elitat, racionalizëm-fuqia e elitave vendase të universitetit të Vilnusit për të ndihmuar vendin të kapërcejë me hapa të shpejt transformimet nga shoqëri rurale në shoqëri të industrializuar dhe bashkëjetesë- fuqia për të jetuar të gjitha popullatat sëbashku dhe bashkëvepruar sëbashku, janë çelësi i suksesit të Lituanisë ndër shekuj, një përvojë shumë e vlevshme për gjithë Evropën.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…