Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takim me senatorë amerikanë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen.
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, zhvilloi sot një takim me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ndau edhe momente nga takimi.
Rama tha se “gjatë takimit u diskutua për ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes kibernetike, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi”.