Zjarrfikësit turq gjejnë dy milionë dollarë në rrënoja

Zjarrfikësit turq zhvilluan operacione kërkim-shpëtimi në Gaziantep


Zjarrfikësit turq, të cilët zhvilluan operacione kërkim-shpëtimi në Gaziantep, kanë gjetur në rrënoja rreth dy milionë dollarë dhe i dërguan ato para policisë.

Ekipet e Departamentit të Zjarrfikësve të Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit, duke kryer operacione të kërkim-shpëtimit në disa objekte të shembura në Ayşe-Mehmet Polat në Gaziantep, gjetën disa para pranë një personi që nxorën nga rrënojat.

Që në momentin që nisën të nxjerrin paratë, skuadrat morën disa pamje me kamerat e celularëve të tyre dhe i futën tufat e parave në një valixhe të zezë.

Zjarrfikësit, të shoqëruar nga skuadrat e operacioneve speciale, i dorëzuan paratë pranë autoriteteve policore.

Shefi i ndërhyrjes, Galip Durdu, i cili nxori paratë, deklaroi se fillimisht u përpoqën të nxirrnin njerëzit të gjallë nga rrënojat dhe ky ishte prioriteti i tyre.

Duke u shprehur se kanë hasur shumë në incidente të tilla, Durdu tha: “I kemi dorëzuar veshjet dhe objektet e qytetarëve që ndodheshin nën rrënoja, pasi shpëtuam fillimisht jetët e njerëzve. Në fakt është një ngjarje e zakonshme që ne të gjejmë para gjatë operacioneve”, tha ai.

Lexo më shumë nga

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.