Eci i “dehur” nëpër rrugicat e poezisë, i “lagur” nga margaritarët e vesës

Me vargje të bukura, me aromë trëndafilash poeti Sinan Vaka na fut në botën e ideve hyjnore.


Poeti dhe përkthyesi përmetar, Sinan Vaka, rikthehet sërish pasi ka “bredhur” si i dehur në rrugicat e poezisë. Me vargje të bukura, me aromë trëndafilash ai na fut në botën e ideve hyjnore.

TRËNDAFILI

Moj, formë e vjedhur nga idetë hyjnore,
I falem shpresës .
Shikoj vyshkjen tënde, vyshkem edhe vetë,
Kur çelin mëngjesit margaritarët e vesës
Unë vjedh aromën, si i dehur nëpër fletë .

Kush? Kush nuk është skllavi yt !
Kur kanalet e limfës ndezin hijeshinë, metaforën ,
Ndjej zhurmë hapash në koridoret e shpirtit
Dhe dehem e në delir joshem me kurorën .

EMRAT TANE

Ta ruaj emrin nëpër ca dyer të memorjes
Çuditërisht ,nga vetëdija shumë rrallë çelen,
Sepse jetojmë kohë të ngutura dhe vetëm prehjes
Ndriçojmë ndërgjegjes rrallëherë fotot që ngelen.

Të larguar në jetë rikthehemi, vetëm buzëqeshje
Dhe nuk kërkojmë kurrsesi shkaqet përse u ndamë,
Duke ruajtur sekret kohëve fshehur në heshtje,
Dhimbjen që kemi dhe emrat tanë.

SHPAGIMI

Në çlodhjen plagë të mesnatës
S’e gjej dot paqen e dëshiruar,
Si teh vrastar për shpirtin plasës,
Përgjon një shpirt i paharuar.

Dy sy, dënimi ngrihet i heshtur
Dhe endet rrugëve të ëndrrës,
Si një fantazmë e zemëruar
Kërkon shpagimin e saj të zemrës.

“S’të kam haruar”, – them me vete
Në mjegullsi, në tis të hirtë ,
Dhe zgjas dy duart…. “ ah, ku vete ?”
Që ikën kaq e pamëshirtë…

AJO IKU

Ajo iku … gjithnjëlloj
Vazhdoj mendimin tim,
Por mbrapa kohës kur shikoj
Ndjej shpirtin në lëndim.

Ajo iku… unë mbeta
Nuk kam më keqardhje ;
Ah, kishte flokët kacurrela
Dhe një nishan në faqe !

Ajo iku … jam këtu
Nuk kam më shqetesime ,
Por kishte te ata dy sy
Një diell me shkelqime.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.