Italiani Mario Alberti, Guvernatori i Parë i Bankës Kombëtare së Shqipërisë

Akti i themelimit të Bankës u firmos nga ministri i Financave, Mufid Libohova dhe Mario Alberti


Nga Kreshnik Kuçaj, SCAN

Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria pati funksionale bankën qendrore të emërtuar Banka Kombëtare e Shqipnis’ në vitin 1925 kur u nënshkrua akti i themelimit. (Projekti i 1913, i Ismail Qemalit zgjati pak e nuk mund të thuhet se ushtroi aktivitetin e plotë).

Akti i themelimit të Bankës u firmos nga ministri i Financave Mufid Libohova si përfaqësues i qeverisë shqiptare dhe Mario Albertit, si përfaqësues i grupit italian ku bënin pjesë disa banka dhe që kryesohej nga Instituti Kombëtar për Këmbimet me Botën e Jashtme.

Në Këshillin Administrativ të Bankës bënin pjesë Mario Alberti (Guvernator), Federico Brunner(zëvëndësguvernator) dhe këshilltarët e tjerë si E.De Wouters D’Oplinter, Giussepe Bianchini, Ugo Baracchi, Lale N.Zuber, Ugo Viali e Stefan Curani.

Po kush ishte Mario Alberti, Guvernatori i parë në historinë e bankës kombëtare në Shqipëri?

Mario Alberti lindi në Trieste me 4 maj të vitit 1884. Ai u specializua shumë i ri në fushën ekonomike dhe financiare. Aktivitetin e tij fillestar ai e ushtroi në Trieste, duke qenë bashkëpunëtor i sektorit të ekonomisë në gazetën “Il Piccolo”; një gazetë me karakter nacionalist.

Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, Alberti nisi një fushatë propaganda gazetareske në favor të bashkimit të Triestes me Italinë, pasi deri atëherë ajo ishte pjesë e Austro-Hungarisë. Në këtë mënyrë, ai u përfshi në aktivitete të shumta të qeverisë italiane, që në fund të luftës e bëri Triesten pjesë të saj.

Qeveria italiane, pas luftës, i besoi Albertit një serë detyrash të rëndësishme brenda dhe jashtë Italisë.

Ai u emërua si delegat për Thesarin në diskutimet që u zhvilluan në Vjenë gjatë bisedimeve për Paqen. Roli i tij u fuqizua ndjeshëm gjatë diskutimeve të Konferencës së Paqes në Versajë në 1919.

Në vitin 1921 ai mori detyrën e këshilltarit fuqiplotë financiar në Ambasadën Italiane në Uashington.

Në vitin 1923 ,mori pjesë në konferencën e Innsbruck për ndarjen e borxhit publik të Perandorisë Austro-Hungareze. Në vitin 1924, ishte pjesë e delegacionit të ekspertëve për reparacionet gjermane (borxhet e luftës), që solli planin “Dawes”; një plan që solli zgjidhjen e problemit të borxheve të luftës së Gjermanisë dhe shmangu një konflikt tjetër ndërkombëtar.

Po ashtu, në vitit 1925 dhe 1925, ishte respektivisht në Uashington dhe në Londër, si pjesë e delegacionit Italian ku u diskutua për borxhet e luftës.

Në këtë periudhë, ai bëhet drejtor i bankës ‘Credito Italiano’, një prej 3 bankave më të hershme dhe më të rëndësishme të Italisë.

Në cilësinë e drejtuesit të një prej bankave më të rëndësishme, ai drejton grupin e bankave italiane që bashkohen sëbashku me disa banka të tjera ndërkombëtare për themelimin në vitin 1925 të Bankës Kombëtare të Shqipnis’, duke marrë në këtë mënyrë detyrën dhe funksionet e Presidentit të Këshillit Administrativ, ose thënë ndryshe të Guvernatorit.

Gjatë kësaj periudhe, ai kryen edhe funksione të tjera të rëndësishme si President i Komitetit për Kontrollin dhe ekzekutimin e borxhit ndërkombëtar të Austrisë, nën monitorimin e Lidhjes së Kombeve.

Aktiviteti akademik i Mario Albertit

Aktiviteti i Mario Albertit nuk u ndal vetëm në kryerjen e detyrave të larta publike por u zgjerua ndjeshëm në fushën e studimeve ekonomike. Gjatë kohës që ishte President i Këshillit Administrativ të Bankës Kombëtare të Shqipnis’ ai ishte edhe pedagog i Politikës Monetare në një prej universiteteve më të njohura të ekonomisë, në Bocconi të Milanos.

Po ashtu, ai ishte pedagog i teknikës së monedhave, teknikës së kreditit dhe bursave si dhe pedagog i politikës ekonomike dhe financiare.

Mësimdhënien ai e shoqëroi edhe me publikime të shumta të karakterit ekonomik në gazeta e revista të ndryshme mes të cilave me La Tribuna, Il Piccolo, L’Idea Nazionale, La Nuova Antologia, Il giornale degli economisti, La rivista bancaria etj.

Po ashtu, ai shkroi një serë botimesh ekonomike dhe financiare mes të cilave “Guerra delle Monete (Lufta e Monedhave)”, “Il volto e l’anima della moneta (Fytyra dhe shpirti i monedhave)”, “Gli svolgimenti monetari in Italia (Zhvillimet monetare në Itali); “Corso di politica monetaria (Kurs i politikës monetare), “Apparenze e realtà della vita economica (Dukje e realitete të jetës ekonomike)” etj.

Në jetën personale, njihej si një i apasionuar pas artit dhe sidomos skulpturës. Banesa e tij në Itali ishte e mbushur me piktura, basorelieve dhe mbi të gjitha me shumë skulptura (rreth 200 të tilla i kishte vetëm në oborr).

U nda nga jeta në Como të Italisë në 18 janar të vitit 1939, ndërsa ishte ende në detyrë si President i Këshillit Administrativ të Bankës Kombëtare të Shqipnis’.

Në këtë detyrë, ai u pasua nga Antonio Mosconi. Që nga krijimi e deri në ditët e sotme, Banka e Shqipërisë ka pasur 20 guvernatorë./ SCAN TV

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…