SHBA: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë!

Nënpresidentja Kamala Harris: Uashingtoni e ka përcaktuar zyrtarisht, se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë.


Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris njoftoi se Uashingtoni ka përcaktuar zyrtarisht, se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë. Gjatë një fjalimi në Konferencën e Sigurisë në Mynih ajo paralajmëroi ndërsa se “përgjegjësit do të vihen para drejtësisë.

Takimi që bëri bashkë zyrtarë të lartë perëndimorë u përqendrua tek lufta në Ukrainë, konflikti më i rëndë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden ka arritur zyrtarisht në përfundimin se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë sulmit të saj gati njëvjeçar në Ukrainë, tha të shtunën Nënpresidentja amerikane Kamala Harris.

“Në rastin e veprimeve të Rusisë në Ukrainë, ne kemi shqyrtuar dëshmitë, ne i njohim standardet ligjore dhe nuk ka dyshim: këto janë krime kundër njerëzimit. Unë u them të gjithë atyre që kanë kryer këto krime dhe eprorëve të tyre që janë bashkëpunëtorë në to, se do të viheni para përgjegjësisë”, tha zonja Harris në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Përcaktimi zyrtar, i cili erdhi në fund të një analize ligjore të udhëhequr nga Departamenti amerikan i Shtetit, nuk do të ketë ndikim të menjëhershëm në luftë.

Por administrata amerikane shpreson se kjo do të ndihmojë në izolimin e mëtejshëm të presidentit rus Vladimir Putin dhe të nxisë përpjekjet ligjore për të vënë anëtarët e qeverisë ruse para përgjegjësisë, përmes gjykatave dhe sanksioneve ndërkombëtare.

Uashingtoni kishte arritur tashmë në përfundimin se forcat ruse ishin përgjegjëse për krime lufte, ashtu siç konstatoi një hetim i OKB-së, por vlerësimi i administratës së presidentit Biden se veprimet e Rusisë përbëjnë krime kundër njerëzimit nënkupton konstatimin pas një analize ligjore se vrasjet dhe përdhunimet janë sistematike dhe se kanë nën shënjestër civilët, një vepër penale më e rëndë sipas të drejtës ndërkombëtare.

Komisioni hetimor i OKB-së për Ukrainën nuk ka arritur ende në përfundimit se krimet e luftës të kryera atje, janë krime kundër njerëzimit.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha gjatë konferencës se tani është koha për të zgjeruar aleancën. Ai paralajmëroi se ajo që po ndodh në Evropë mund të zgjerohet, ndërsa vuri theksin tek kërcënimi që vjen nga Kina.

“Kremlini dëshiron një Evropë ndryshe, një Evropë ku Rusia kontrollon fqinjët. Ne gjithashtu e dimë se Pekini po vëzhgon nga afër për të parë çmimin që po paguan Rusia apo shpërblimin që po merr për agresionin e saj. Ajo që po ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi”, tha ai.

Zoti Stoltenberg tha se po angazhohet që Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen aleancës deri në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Vilnius në korrik.

Helsinki dhe Stokholmi kërkuan t’i bashkohen aleancës ushtarake pas sulmit rus kundër Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Kërkesat e tyre për anëtarësim janë ratifikuar nga të gjithë aleatët përveç Hungarisë dhe Turqisë.

Rusia ka intensifikuar sulmet në lindje të Ukrainës, ndërsa Kievi po planifikon një kundërofensivë në pranverë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kërkoi aleatëve perëndimorë furnizimin me armë më të rënda dhe rreze më të gjatë veprimi.

Lufta ka shkaktuar dhjetëra mijëra vrasje, ka detyruar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, ka goditur ekonominë globale dhe ka rritur hendekun mes lindjes dhe perëndimit

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…