Peleshi: Krenarë për efektivët e FA-së, pjesë e operacioneve të kërkim-shpëtimit në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shprehu sot mirënjohjen për efektivët e Forcave të Armatosura që u përfshinë pa u lodhur në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues në Turqi.


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shprehu sot mirënjohjen për efektivët e Forcave të Armatosura që u përfshinë pa u lodhur në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues në Turqi.

Peleshi ndau në rrjetet sociale një video me dëshmi të efektivëve që morën pjesë në këto operacione, ndërsa theksoi se, “përpjekjet dhe puna e lavdërueshme e tyre, na e ngrenë kokën lart dhe na bëjnë të ndjehemi krenarë që ishim ndihmë në ditë të vështira për ata që patën nevojë”.

Nëntogere Hygerta Ilnica, pjesë e ekipit shëndetësor të FA-së, u shpreh se, situata në Turqi ishte drithëruese.

“U informuam se do të krijohej një grup gatishmërie që do të nisej për në Turqi për dhënien e ndihmës. Duke qenë se unë kam jetuar prej 7 vitesh në Turqi, sepse kam përfunduar studimet atje, Turqinë e kam parë gjithmonë si një vend mikpritës, të bukur, të gjallëruar, plot jetë. Ajo që pamë ne ishte e kundërta. Pamë ndërtesa të rëna përtokë, njerëz që ishin akoma në gjendje shoku, ishte një pamje shumë drithëruese për të gjithë ne”, tha ajo.

Major Endrit Cengu, komandant i kompanisë I të kërkim-shpëtimit, foli po ashtu për operacionin e zhvilluar për shpëtimin e jetëve.

“Gjatë rrugës pamë njerëz civilë që kishin nevojë për ndihmën tonë. Menjëherë organizova skuadrat i ndava në tre grupe dhe rezultati në këtë operacion ishte shpëtimi i një fëmije 5 vjeç dhe fatkeqësisht nxjerrja e 3 viktimave nga rrënojat. Pas kësaj detyre, ne morëm detyrë në një objekt me 8 kate që ishte rrënuar në një kat. Puna në këtë objekt ishte jashtëzakonisht shumë e vështirë pasi të gjitha katet ishin 1 mbi 1, por duhej kujdes dhe përkushtim në operacion për të mos rrezikuar si jetën e efektivëve që ndërhynë, por edhe personat që mund të qenë të gjallë brenda”, tha ai.

Nëntogere Aroxhena Mara tha se, ishte një katastrofë e vërtetë, ndërsa njerëzit kërkonin shpresë. “Ishte dëshpëruese që na shikonin në dritë të syrit, sikur ishim shpëtimtarët e vetëm për ta”, tha ajo.

Nëntoger Xhefri Xhafa tha se ekipi i kërkim-shpëtimit ka kryer një detyrë mjaft të vështirë dhe dinjitoze.

“Kemi operuar në një prej zonave më të prekura. Besoj se kemi bërë maksimumin e duhur për të ndihmuar ata njerëz që ishin në ato kushte mjaft të vështira”, tha ai. /ATSH

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.