Rama takon drejtuesin e “Sumitomo Electric”: Edhe një mijë vende të reja pune në Shqipëri

Kompania japoneze ka 1200 të punësuar në Shqipëri. Ka 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, energji.


Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron ka vijuar me të tjera takime në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimi me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”.

Kreu i Ekzekutivit shprehet se kjo kompani ka 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri.

Kryeministri thekson se objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune.

Në ditën e parë të vizitën në Tokyo, Rama zhvilloi takime me kryetarin e Kuvendit të Japonisë Hiroyuki Hosoda dhe grupin parlamentar të miqësisë Japoni-Shqipëri, me kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit dhe një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomikë si edhe me drejtues të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuan për një sërë projektesh me rëndësi.

Kryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë zyrtare nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. /ATSH

Lexo më shumë nga

Nga marrëdhëniet me Greqinë, te integrimi dhe lufta në Ukrainë, Rama për “MEGA”: Objektivi im, në 2030 të jemi në BE

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin grek, MEGA.

Global 360

Trump: Putini do të pranonte paqeruajtës evropianë në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin do të pajtohej që forcat paqeruajtëse evropiane të sigurojnë një armëpushim të mundshëm në Ukrainë, tha…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Nga marrëdhëniet me Greqinë, te integrimi dhe lufta në Ukrainë, Rama për “MEGA”: Objektivi im, në 2030 të jemi në BE

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin grek, MEGA.