Rama: “Dita shqiptare në Tokio”, një moment i bukur në Japoni!

Kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni, takoi komunitetin shqiptar në Tokio


Kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni, takoi komunitetin shqiptar në Tokio.

Në aktivitetin “Dita shqiptare në Tokio”, kryeministri Rama u takua edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi.

Rama foli për fuqizim të marrëdhënieve mes vendit tonë dhe Japonisë.

“”Albanian Day në Tokio” ishte një moment i bukur i vizitës, me komunitetin shqiptar në Japoni, si edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi mahnitës e mikpritës, me të cilin do t’i fuqizojmë më tej marrëdhëniet e mira që kemi”, u shpreh ai.

Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron po zhvillojnë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera./ATSH

Sejko me shefen e Misionit të FMN-së: Ekonomia shqiptare në trajektore të qëndrueshme zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim Anke Weber, shefe e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar,…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko me shefen e Misionit të FMN-së: Ekonomia shqiptare në trajektore të qëndrueshme zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim Anke Weber, shefe e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar,…