Ambra Hysa: Të shkruash romane rozë, bie në dashuri me personazhet!

Kur romani përfundon, më merr malli për përsonazhet, ato që unë kam krijuar…


Nga Ambra Hysa

Nuk ka ndjesi më të paqtë sesa kur mbyllesh në studion tënde të punës dhe shkruan, kjo është ajo që unë kam ëndërruar gjithmonë, shpirti im gjen qetësi kur shkruan…

Bie në dashuri me personazhet e mia, përhumbem në histori teksa i dizenjoj copëzat e shpirtit.

Personazhet e librit tim, bëhen kaq realë dhe të prekshëm në sytë e mi, sa unë mezi pres të ulem në makinën e shkrimit dhe të rrëfej historitë e tyre. Është si një film i shkurtër, i cili në mënyrë konstante qëndron në mendjen time dhe dëshiron të marrë trajtë, të njoh bardhësinë e letrës e të ngjitet me të.

Në përfundim të historisë, zakonisht më merr malli për karakteret që kam krijuar, sepse ato bëhen miqtë e mi për një kohë të gjatë, më dhurojnë paqe, komfort, shpresë dhe emocion të pastër…

Më bëjnë të besoj që mund të jetoj dhjetëra jetë dhe mund të eci në këpucët e tyre.

Të njëjtën gjë ndjen lexuesi kur më lexon. Unë shkruaj për lexuesin tim, që ai të relaksohet mbrëmjeve dhe të gjejë paqen në esencën e një dashurie, ndoshta të munguar, të harruar, por që ende ekziston… Dhe ai duhet të vazhdojë ta besojë, ta ëndërrojë, se është energjia e bukur që aq shumë kërkojmë, ajo për të cilën jetojmë.

Kur romani përfundon, më merr malli për përsonazhet, ato që unë kam krijuar…edhe pse, në të shumtën e rasteve unë i njoh ata në person dhe bujaria e fatit na ka takuar bashkë.

Vetëm në makinën e shkrimit mund t’i ndjej më afër se asnjëherë tjetër, sepse kështu zbuloj personalitet e tyre të mëndafshta; ndoshta ato pjesëza të shpirtit, të cilat ata duan ti mbajnë vetëm për vete! /Alb-Spirit/

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.