Peleshi: Shqipëria e vogël, me një zemër të madhe të madhe për Ukrainën!

Ministri i Mbrojtjes mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Bashkia e Tiranës në mbështetje të Ukrainës


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë sot në manifestimin e organizuar nga bashkia e Tiranës në mbështetje të Ukrainës me rastin e 1-vjetorit të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Në fjalën e tij, Peleshi tha se, manifestimi sot në Tiranë është në të gjithë Shqipërinë, sepse Ukraina na dhemb të gjithëve dhe sot jemi mbledhur këtu për t’i dhënë mbështetje shpirtërore emocionale për t’u bërë solidarë me atë që filloi para një viti në Ukrainë dhe për fat të keq po vazhdon ende.

“Sot populli i Ukrainës po dëshmon një heroizëm pashoq. Sot, në Ukrainë nuk po luftohet vetëm për Ukrainën, por për të gjithë këtë botë të bashkuar të vlerave. Dhe historia na ka treguar se, ngjarjet shkojnë drejt së mirës. Nuk mund të shkojnë mbrapa. Historia nuk mundet të shkojë dot në kohen e sferave të zonave të influencës, të luftës mbi harta, të një shteti kundër një shteti për territore. Sot jemi në vlerat e shekullit të 21-të dhe vlerat e këtij shekulli, natyrisht do të jenë ato që do të garantojnë fitoren e popullit të Ukrainës dhe të gjithë botës së lirë kundër agresionit rus”, tha ai.


Peleshi shtoi se, “Shqipëria është e vogël, por ka një zemër të madhe. Ne jemi aleat në NATO dhe si të tillë jemi bashkuar, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”.

“Jemi nga vendet e para në Evropë dhe nga vendet e NATO-s që kemi afruar dhe dhënë ndihmën tonë, donacionet tona, mbështetjen tonë, jo vetëm morale, humanitare, por edhe ushtarake. Do të vazhdojmë ta bëjmë, sa kohë të jetë e nevojshme. Sado i vogël është kontributi ynë ai është domethënës, kur vjen nga një popull liridashës, nga Shqipëria. Do të vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës, do të vazhdojmë të japim gjithçka mundemi për të qenë dhe ne pjesë e fitores, që jam i bindur nuk do të vonojë”, tha ai.

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…