Shqipëria, SHBA dhe e gjitha bota qëndrojnë me Ukrainën!

Fjalimi i Ambasadores së SHBA, Yuri Kim në Marshimin e Solidaritetit me Ukrainën


Nga Yuri Kim, Ambasadore e SHBA në Shqipëri

Siç e përmendi nënkryetarja e bashkisë, vetëm pak ditë më parë Presidenti ynë, Presidenti Biden shkoi në Kiev. Nuk ka asnjë dyshim se ku qëndrojnë Shtetet e Bashkuara, se çfarë Shtetet e Bashkuara besojnë. Ne qëndrojmë me Ukrainën, me kombin e Ukrainës, me popullin e Ukrainës. Dhe ajo që ne mbështesim së bashku është liria, sovraniteti i shenjtë i kombeve, e drejta e njerëzve për të ekzistuar.

Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se ne do të jemi me popullin e Ukrainës dhe do t’iu qëndrojmë këtyre parimeve për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Presidenti Biden i kujtoi botës se Putini e ka tërësisht gabim në përpjekjen për të imponuar vullnetin e tij kundër Ukrainës. Putin mendonte se Ukraina ishte e dobët. E kishte gabim. Ai gjeti kombin më të fortë, popullin më të fortë. Mendonte se Perëndimi ishte i ndarë. E kishte gabim. Perëndimi është bashkuar si kurrë më parë – NATO, BE, të gjithë ne që besojmë në liri dhe pavarësi.

Ai mendoi se mund të rezistonte më shumë se ne. E kishte gabim. Populli i Ukrainës ka qëndruar gjatë një viti të tmerrshëm, pavarësisht sfidave. Ne jemi krenarë të qëndrojmë me ta si miqtë e tyre. Tabela përpara nesh, thotë “Tirana qëndron me Ukrainën”. Por e vërteta është se nuk është vetëm Tirana që qëndron me Ukrainën. Është Shqipëria që qëndron me Ukrainën. Por nuk është vetëm Shqipëria që qëndron me Ukrainën. Janë Shtetet e Bashkuara që qëndrojnë me Ukrainën. Dhe nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara që qëndrojnë me Ukrainën. Është e gjithë bota. Është e gjithë bota që qëndron krah Ukrainës.

Dhe bota e di që ne e kemi parë. Dhe ne nuk do të harrojmë vende si Kharkivi dhe Mariupoli. Ne kemi parë raporte të besueshme dhe tronditëse të torturave, dhunës seksuale, rrëmbimeve, kampeve të filtrimit, qendrave të kujdestarisë së fëmijëve dhe vrasjeve masive. Këtë nuk do ta harrojmë. Dhe ne do të sigurohemi që të qëndrojmë së bashku dhe të sjellim drejtësi dhe liri.

Faleminderit shumë.

——–

Fjalimi i Ambasadores së SHBA, Yuri Kim në Marshimin e Solidaritetit me Ukrainën

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!