Xhaçka në OKB: Sot është një përvjetor tragjik!

Ministrja e Jashtme, fjalim në Këshillin e Sigurimit gjatë takimit me rastin e 1-vjetorit të sulmit rus në Ukrainë


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mbajti sot një fjalim në Këshillin e Sigurimit gjatë takimit të nivelit të lartë në 1-vjetorin e sulmit rus në Ukrainë, ku theksoi se “njëvit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, dëmi i shkaktuar është i pamatshëm”.

“Sot është një përvjetor tragjik. Kjo ditë nuk ka asgjë për të festuar, përkundrazi është një ditë pendese. Gjithsesi një gjë duhet të theksojmë dhe të mos harrojmë kurrë: nga një luftë katastrofike dhe pasojat e saj të tmerrshme, ne kemi parë botën jashtëzakonisht të bashkuar për të dënuar një luftë që erdhi nga zgjedhja, për të refuzuar aneksimin territorial me forcë, për të respektuar ligjin ndërkombëtar, dhe për të mbrojtur Kartën e OKB-së”, theksoi Xhaçka.

Sërish dje, vijoi Xhaçka, 141 shtete anëtare nga të gjitha anët e botës, konfirmuan njëzëri se ata nuk duan një botë sipas Rusisë, por një botë sipas Kartës së OKB-së; se ata duan paqe, një paqe të drejtë për Ukrainën dhe popullin e saj, në të njëjtën linjë me planin e paqes të presidentit Zelenzky.

“Një vit më parë, trupat ruse u vërsulën drejt kufijve të Ukrainës dhe raketat ruse mbushën qiellin e saj duke ndezur luftën brutale që vazhdon deri në këtë orë. Ajo që Rusia filloi pikërisht në këtë ditë të vitit të kaluar ka qenë katastrofike për Ukrainën, ka tundur themelet e Evropës, ka formësuar historinë botërore. Mijëra civilë kanë humbur jetën; miliona fëmijë kanë humbur shkollat e tyre; njerëz të panumërt kanë humbur shtëpitë e tyre; miliona të tjerë janë zhvendosur dhe dëmet në infrastrukturën dhe ekonominë e Ukrainës janë të pamatshme. Miliona në mbarë botën, sidomos më të varfrit dhe shtresat më të prekura, kanë vuajtur shumë për shkak të efekteve globale të luftës, veçanërisht të rritjes së krizës ushqimore”, nënvizoi Xhaçka.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmitro Kuleba

 

Ministrja Xhaçka u shpreh se “ne kemi qenë dëshmitarë të mijëra të dënuarve që u detyruan të mobilizohen dhe u sakrifikuan në radhët e grupit Wagner, një makinë vrasëse me gjurmë famëkeqe dhe në pjesë të tjera të botës. Dhe më e tmerrshmja nga të gjitha është se një luftë e padrejtë, e paligjshme dhe e paprovokuar kundër një vendi dhe populli të pafajshëm, kryhet nga një anëtar i përhershëm i këtij Këshilli, i cili ka përgjegjësi të veçantë për garantimin e paqes dhe sigurisë, për zbatimin e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare. Në vend të kësaj, ajo ka zgjedhur të sillet si shtet që nuk njeh rendin ndërkombëtar, duke shkuar kundër ligjit, kundër rregullave, kundër botës”.
“E vërteta është se pavarësisht gjithçkaje, Ukraina është ende këtu, populli i saj është duke vuajtur, por duke luftuar, duke rezistuar në mbrojtjen e tokës, lirisë, dhe të ardhmes së tyre. Por ata nuk janë vetëm. Lufta e tyre është edhe lufta e kujtdo që aspiron paqen. Dhe unë duhet të ritheksoj dhe pajtohem plotësisht me ministrin Kuleba se paqe do të thotë drejtësi”, tha Xhaçka.

Ministrja Xhaçka theksoi se “Ukraina duhet të ketë dhe do të ketë një të ardhme me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, të lirë, të sigurt, sovrane dhe brenda integritetit të saj territorial të rivendosur, dhe ne presim me padurim ditën, që shpresoj të jetë së shpejti, të fillimit të një procesi shërimi dhe pajtimi. Por derisa të vijë ajo ditë, Ukraina dhe populli i saj meritojnë të gjithë mbështetjen tonë politike, ekonomike dhe ushtarake, të gjithë solidaritetin tonë në rezistencën e tyre heroike për të mbrojtur veten, për të mbrojtur të drejtën”.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.